E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Ristani po shkel ligjin për materialet zgjedhore të 2009-ës

PS ka denoncuar atë që ajo e cilëson si shkelje të ligjit nga kreu i KQZ Arben Ristani. Në një konferencë për shtyp deputeti socialist Armando Subashi ka theksuar se Arben Ristanin fotokopjon materialet zgjedhore të qershorit 2009 në bodrumet e KQZ, me qëllim vënien e tyre në dispozicion të Saliut.
 

“Për të ndalur zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit Ristani për llogari të Saliut i shpalli deri edhe sekret materialet zgjedhore, madje për 25 vjet, ndërkohë që Saliu dhe Luli i marrin përmes Ristanit nga bodrumi i KQZ” theksoi Subashi.

Sipas tij aktorët e komunitetit ndërkombëtar të shprehen qartë lidhur me shkeljet e ligjit që synojnë ribërjen e një farse elektorale si në 2009 dhe se pa ndryshim të kushteve nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

“OSBE duhet të flasë qartë për këto shkelje flagrante të ligjit dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptojë se pa ndryshuar këto kushte s`mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri” theksoi Subashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›