PS: Të protestojmë kundër regjimit që vret

Partia Socialiste i ka bërë thirrje sot qytetarëve ti bashkohen protestës së opozitës nesër në orën 17.00 në Gërdec, në kujtim të trevjetorit të humbjes së jetës së 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe plagosjes së qindra të tjerëve.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Besnik Baraj theksoi se kur kanë kaluar thuajse tri vjet nga shpërthimi tragjik i korrupsionit në Gërdec, autorët e këtij krimi enden akoma të lirë.
“26 të vrarë e 300 të plagosur, e qindra familjarë që ende vajtojnë humbjen e të afërmve të tyre, dhe për të gjitha këto fajin e ka Saliu njësoj si t`i kishte vrarë e plagosur ata qytetarë të pafajshëm me dorën e tij. Prandaj nesër, në përvjetorin e tretë të tragjedisë në ora 17:00 shqiptarët do të protestojnë në Gërdec në kujtim të viktimave dhe për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut” theksoi Baraj.
Sipas tij kur mbushen plot tri vjet nga shpërthimi që mori 26 jetë burrash, grash e fëmijësh, shqiptarët do të protestojnë në Gërdec për të kërkuar drejtësi për t`i thënë kurrë më regjimit vrastar të Saliut.