PS: Shpifjet e Berishës monstruoze, Kutitë? Nuk ndalemi pa i hapur
TIRANE- Partia Socialiste i ka cilësuar të padenja e monstruoze akuzat e Berishës në adresë të familjes së kreut të opozitës Edi Rama. Pas deklaratës në Lezhë të kreut të qeverisë, që i cilësoi zgjedhjet si të të mirat në histori dhe Ramësn is mafioz, selia rozë ka reaguar nëpërmjet dy deputeteve Dade e Kodheli.
Deputetja Arta Dade tha se këto shpifje nuk e shpëtojnë Berishën nga zbardhja e krimit elektoral, ndërsa theksoi se opozita është e vendosur në aksionin politik për zbardhjen e asaj që socialistët e quajnë krim elektoral të 28 qeshorit.
“Sali Berisha nuk mund të mbulojë krimin dhe korrupsionin elektoral duke hyrë në familjet dhe shtëpitë e të tjerëve, gjë të cilën ne nuk e kemi bërë kurrë. Sigurisht jemi marrë me kapjen e shtetit për llogari të interesave të pushtetit familjar. Berisha ta harrojë se mund ti shpëtojë ballafaqimit me popullin opozitar në rast se ai nuk i hap kutitë e votimit” u shpreh Dade.
Ndërkaq deputetja socialiste Mimi Kodheli i konsideroi deklaratat e fundit të Berishës si tentativë për të larguar vëmnendjen nga kutitë e votimit. Përmes një deklarate për mediat Kodheli u shpreh se populli i tërë kërkon hapjen e kutive, një e treta e të cilave, sipas OSBE-së është numëruar keq ose shumë keq.
“Njeriu që ditën e Bajramit përdori gjuhën e urrejtjes, njeriu që me fjalorin e tij turpëroi gra, fëmijë e të moshuar, njeriu që prej ditësh po krijon shpifjet më monstruoze që mund ti mendojë vetëm një njeri i sëmurë, po përiqet të heq vëmendjen e shqiptarëve nga kutitë e votimit. Sali Berishës i ka mbetur vetëm 1 zgjidhje, të hapë kutitë. Pa hapur kutitë nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm zgjedhje” theksoi Kodheli.
(e.n/BalkanWeb)