E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Shqiperia jo Libi, Berisha te ike Qamil Xhani

Partia Socialiste ka kerkuar dje largimin e kryeministrit Sali Berisha, duke deklaruar se Shqiperia nuk eshte si Tunizia e Libia dhe s'mund te mbaje nje kryeminister te tille. Deputetja e selise roze, Eglantina Gjermeni tha dje ne nje deklarate per mediat se vendi nuk eshte nje sulltanat, e per pasoje nuk mund te mbaje nje kryeminister qe akuzon deputetet e opozites. "Shqiperia nuk eshte Tunizia, ja pse nuk mund te tolerohet nje kryeminister qe u thote demonstruesve bandite. Shqiperia nuk eshte Libia, ja pse nuk duhet te kemi nje kryeminister qe ju thote bijve te nenave ne proteste, te droguar.
Shqiperia nuk eshte sulltanat, ja pse nuk duhet ta tolerojme nje kryeminister qe ben sulltanin duke i quajtur burrat e grate opozitare, minj",-tha dje Gjermeni. Ne emer te grave te opozites deputetja e PS-se eshte ndalur dhe ne vjedhjen e votes dhe ne korrupsionin qe sipas saj ka sot ne vend. Nisur nga keto probleme, Gjermeni ka theksuar se kreu i mazhoranes, sipas saj eshte nje udheheqes keqberesish. "Ky lloj kryeministri s'eshte udherrefyesi i popullit drejt Evropes se dinjitetit njerezor, po nje udheheqes keqberesish qe kane vjedhur zgjedhjet per te vjedhur Shqiperine, e vrare per te vazhduar te vjedhin", tha deputetja e PS-se, Gjermeni. Ajo ka theksuar se grate e opozites sot jane bashke me te afermit e viktimave te demonstrates se dhunshme te 21 janarit, per te kerkuar largimin e kreut te mazhorances. "Grate, sot me shume se kurre jane bashke me nenen e Hekuran Dedes, motrat e Aleks Nikes, gruan e Faik Myrtaj, vajzen e Ziver Veizit, per ta larguar me fuqine e te vertetave te dhimbshme te ketij vendi Saliun. Fajin per te gjitha e ka Saliu. Pa Saliun Shqiperia s'do vritet, vidhet e genjehet me nga qeveria e vet dhe shqiptaret s'do shahen me mes njeri tjetrit", tha Gjermeni. Nje pjese e fushates se Partise Socialiste duket se do te fokusohet tek grate. Ne deklaraten e bere dje nga deputetja, Eglantina Gjermeni binte ne sy vendosja e nje stende te madhe me parullen "Grate sot me shume se kurre". Nderkohe qe dhe deklaratat e bera gjate dy diteve te fundit, nga Lindita Nikolli dhe Gjermeni jane fokusuar ne ceshtje qe kane te bejne me grate e viktimave te 21 janarit dhe grate ne gjithe vendin.

Gjermeni: Pa Saliun, Shqiperia s'do vritet, vidhet e genjehet me nga qeveria e vet
"Grate, sot me shume se kurre jane bashke me nenen e Hekuran Dedes, motrat e Aleks Nikes, gruan e Faik Myrtaj, vajzen e Ziver Veizit, per ta larguar me fuqine e te vertetave te dhimbshme te ketij vendi Saliun. Fajin per te gjitha e ka Saliu. Pa Saliun, Shqiperia s'do vritet, vidhet e genjehet me nga qeveria e vet dhe shqiptaret s'do shahen me mes njeri tjetrit",-tha Gjermeni, ne emer te te gjitha grave socialiste, ne Kuvend ose jo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›