PS: Shtyrja e zgjedhjeve, s'perjashtohet si opsion
Denis Dedej
"Natyrisht nuk perjashtohet asnje opsion per rrezikimin e dates se zgjedhjeve. Ne nuk do te leme asnje qytetar qe te mos i jepet mundesia, ne respekt te Kushtetutes dhe te ligjit, per te ushtruar te drejten e votes". Kjo eshte deklarata e bere dje nga sekretari per Ceshtjet Ligjore ne Partine Socialiste, Fatmir Xhafaj, pas dorezimit te tre kallezimeve penale ne Prokurorine e rrethit Tirane. Objekti i ketij kallezimi eshte i drejtuar ndaj Ministrise se Brendshme, nje qytetari dhe nje funksionari lokal te Partise Demokratike. Pas ndjekjes se rruges ligjore, zyrtari socialist i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve se ne rast se gjendja me kartat dhe listat nuk ndryshon, a rrezikon daten e zgjedhjeve, Xhafaj beri te ditur se jane duke e menduar seriozisht kete gje. "Ne kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme te dhena te plota, jo te dhena te deformuara dhe te falsifikuara si keto qe na jane dhene sot, sepse mbi bazen e atyre te dhenave, ne do te kemi mundesi qe te gjykojme realisht mbi riskun dhe situaten konkrete lidhur me ceshtjen e kartave te identitetit", u shpreh Xhafaj. Sipas tij, mbi bazen e ketij informacioni, ndjekjes se panderprere dhe nje sistemi te plote monitorimi qe ato kane ne terren, ne nje moment shume te pershtatshem dhe te afert do te marrin vendimet perkatese politike. "Ne jemi duke e menduar seriozisht kete gje, eshte bere e njohur permes konferencave te shtypit, deklarimeve publike, leterkembimeve te herepashershme qe kemi pasur me dikasterin pergjegjes ne Ministrine e Brendshme per kete ceshtje", siguroi sekretari per Ceshtjet Ligjore ne seline roze. I pyetur nese parregullsite do te vazhdojne me tej, do te marre pjese Partia Socialiste ne zgjedhjet e 28 qershorit, deputeti socialist sqaroi se partise se tij i takim te respektoje Kushtetuten dhe ligjin. "Ne jemi ketu per te denoncuar dhe per te cuar ne ndjekje penale persona, individe, shtetas, funksionare partie, apo funksionare te Shtetit. I takon organit te akuzes te percaktoje fajesine e personave pergjegjes dhe njekohesisht te nxjerre pergjegjesite perkatese penale konform ligjit", komentoi Fatmir Xhafaj. Duke hedhur drite mbi kallezimet e bera, ai sqaroi se nje kallezim penal ka te beje me manipulimin e kartes se identitetit nga nje shtetas. "Kallezimi tjeter ka te beje me manipulimin e nje funksionari lokal te Partise Demokratike, duke shitur kupone ne kembim te votes dhe e treta ka te beje me nje fakt shume te njohur tashme per ju dhe per publikun: me akuzen qe ne kemi per falsifikim te te dhenave dhe dokumenteve zyrtare nga strukturat e Ministrise se Brendshme", beri te ditur per mediat objektet e kallezimeve, sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS. Ndersa theksoi se per manipulime te mundshme me procesin zgjedhor, do te pergjigjen perpara ligjit, sot edhe neser, cilido qe do te guxoje te beje nje veprim te tille. Ceshtja e pajisjes me karta identiteti per personat pa pasaporte per efekt zgjedhjeje eshte nje debat qe behet edhe me i ashper ndermjet Partise Socialiste dhe Ministrise se Brendshme.
DOREZIMI
Sekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS, sqaroi se kane depozituar ne Prokurorine e Rrethit Tirane, kallezimin dhe provat perkatese. Xhafaj tha se i takon institucionit te akuzes, te beje veprimet e metejshme ligjore. "Kjo eshte nje nga rruget qe ne do te ndjekim per t'i prere rrugen cdo lloj manipulimi te mundshem ne procesin zgjedhor te pritshem", deklaroi ai.