E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet, nderkombetaret takim me Ramen

Ceshtja e leternjoftimeve dhe zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ka perfshire te gjithe nivelet politike vendase dhe te nderkombetare. Rreth ores 13:00 te dites se djeshme perfaqesuesit e komisionin "ad-hoc" te vezhguesve paraelektoral te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, kryesuar nga Corien Jonker takuan ne seline e Partise Socialiste, kryetarin Edi Rama. Ne takimin "koke me koke" qe zgjati perreth 1 ore e 30 minuta, mesohet se teme bashkebisedimi ishin zgjedhjet qe priten te zhvillohen pas 23 ditesh. Prej disa ditesh socialistet kane shprehur shqetesimin e tyre ne lidhje me procesin e pajisjes se shtetasve pa pasaporte me leternjoftime. Krahas kesaj, selia roze ka zhvilluar deklarata, kerkesa dhe kritika ne distance me zyrtare te Ministrise se Brendshme, te cilet jane te angazhuar per pajisjen e shtetasve me karta identiteti. Te gjitha keto shqetesime, mesohet te jene shprehur drejtperdrejt zyrtareve nderkombetare. Takimi i zyrtareve te Asamblese Parlamentare te KE-se, nuk ishte i vetmi me zyrtare te larte te PS. Nje tjeter takim i parapriu takimit me kryesocialistin, ku ne kryesine e Kuvendit te Shqiperise, nderkombetaret takuan paraditen e djeshme Sekretarin per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami. Eksperti socialist ka ndjekur nga afer pergatitjet per infrastrukturen zgjedhore dhe eshte kontribuues ne hartimin e Kodit te ri Zgjedhore. Ne kete takim, i cili eshte zhvilluar perreth 1 ore, zyrtari socialist ka shprehur qendrimet e partise se tij per procesin. D.D

Shqetesimet

Ndersa takimet e nderkombetareve ne rolin e vezhguesve, jane thjesht informuese mbi shqetesimet nga faktore te politikes ne Shqiperi. Te cilat pasqyrohen me ane te nje raporti te pergatitur ne bashkepunim me kryesuesen e Misionit te OSBE-se, zonjen Glover.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›