E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Si shperndahen 40 deputetet

TIRANE - Socialistet nuk heqin dore nga ndarja ne 12 qarqe te territorit shqiptar, duke preferuar qe keto rajone te jene dhe baza e shperndarjes se deputeteve ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit te ardhshem. Shqetesimi i vetem i tyre, i reflektuar dhe ne projektin e paraqitur per ndryshimin ne Kodin Zgjedhor ka qene fakti se si do te ndahen 40 deputetet qe me ligjin e vjeter kane qene produkt i proporcionalit. Pikerisht menyra e ndarjes se ketyre deputeteve, neper 12 rajonet e vendit, ka sjelle dhe perpjekjet e socialisteve qe ata te jene kryesisht ne zonat me dendesi te madhe te popullsise dhe per pasoje dhe te votuesve. Burime te sigurta brenda selise roze bejne me dije se perfaqesuesit e tyre ne Komisionin e Ligjeve do te kerkojne qe numri me i madh i deputeteve shtese te jete ne Tirane, Fier, Vlore, Elbasan, Korce, Berat por dhe ne Durres dhe Lezhe. E argumentuar kjo me faktin se ne keto zona ka pasur levizje te medha te popullsise nga zonat rurale, te cilat me regjistrimin e ri te popullsise, krijimin e sistemit te ri te adresave, pajisja me karta identiteti, do te jene votues te rregullt ne keto zona. Sipas socialisteve, rajoni i Tiranes duhet te kete 32 deputete, nga 22 deputete qe ka pasur ne zgjedhjet e kaluara parlamentare. Nderkohe qe per Shkodren socialistet kerkojne te kete vetem 13 deputete, nga 11 qe kishte. Duke zbritur me tej, kerkese per rritje numri deputetesh kerkohet dhe ne Lezhe, nga 5 deputete ne 7 deputete. Por nuk mbaron ketu, shtese deputetesh kerkohet dhe ne Fier dhe Elbasan, ne Berat dhe Vlore, perfshi dhe Korcen. Me sa duket socialistet kerkojne te perforcojne zonat e tyre bastione, me nje numer te madh deputetesh, cka do t'u jepte dore per te pasur dhe mazhorancen ne keto rajone elektorale dhe per pasoje per te pasur mundesine e dominances. Nje perpjekje e tille per privilegjimin e rajoneve te medha me numer me te madh deputetesh dhe kembenguljen per mos ndryshimin e 12 rajoneve ne vend te socialisteve pritet te kete dhe kundershtimin e partive te vogla dhe kryesisht LSI-se, e cila ne kushtet e nje pragu fiktiv elektoral per shkak te vete sistemit proporcional rajonal qe e provokon nje nje prag te tille, do te kundershtoje fort ne Komisionin e Ligjeve. Nderkohe qe socialistet qe kane perllogaritur qe me kete formule te marrin gati gjysmen e mandateve te Kuvendit te Shqiperise, nga 140 deputete qe ka gjithsej. LSI ka kerkuare nje ndarje te re zonave elektorale, duke u mbeshtetur ne nje numer sa me te perafert te zgjedhesve, ne menyre qe nje deputet te hyje ne Kuvend, me voten e thuajse te barabarte me ate te nje deputeti tjeter ne nje zone te madhe elektorale dhe me dendesi te madhe te popullsise, per te shmangur ne kete menyre dhe fiktivitetin e zgjedhjes se tyre. Pritet qe sesioni i vjeshtes te jete arene e perplasjeve mes partive dhe per kete argument, qe nuk eshte i parendesishem.

140 Deputete Ka Parlamenti i Shqiperise, te cilet do te dalin dhe ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009. Ne zgjedhjet e kaluara, 100 deputetet dilnin nga mazhoritari dhe 40 te tjere nga proporcionali. Tani 140 dalin nga proporcionali.

12 Rajone Elektorale do te jene per zgjedhjet e vitit 2009, ne te cilat do te dalin dhe 14o deputeteve e Kuvendit te Shqiperise. Pikerisht shperndarja e vendeve sipas rajoneve ka sjelle dhe debatin publik mes partive, sidomos atyre te majta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›