Ylli: Nuk duam medoemos medalje

PEKIN - Per te arritur rezultate te mira ne Lojerat Olimpike te Pekinit, Shqiperia ne Evropen jugore ka derguar ne Kine delegacionin me te madh te saj ne histori, te perbere nga 27 anetare, duke perfshire 11 sportiste. Ata do te marrin pjese ne garat e 6 disiplinave, si qitje, mundje, peshengritje etj. Shefi i delegacionit olimpik shqiptar Fidel Ylli dha nje interviste per gazetarin e radios kombetare te Kines, CRI.
Fidel Ylli, 45-vjecar, ka marre pjese me se nje here ne olimpiada, por ne Lojerat Olimpike te Pekinit, ne krye te delegacionit shqiptar, ai thote se ndihet ndryshe nga heret e kaluara. Ai tregon se Shqiperia i kushton rendesi shume te madhe pjesemarrjes ne Lojerat Olimpike te Pekinit dhe ka derguar delegacionin me te madh ne numer ne histori dhe me sportiste me cilesore, disa prej te cileve jane kampione evropiane ose radhiten ne vendet e para ne bote.
"Ky eshte delegacioni yne me i madh ne numer. Nga olimpiada ne olimpiade ne kemi rritur numrin e sportisteve, por edhe ne cilesine e tyre ky delegacion tani ka kualitet brenda. Pervec numrit me te madh se ne olimpiadat e meparshme, tani ka edhe cilesi brenda dhe ne pretendojme. Kjo eshte pozitive", - evidenton Ylli.
Duke filluar nga viti 1972, Shqiperia ka marre pjese ne disa lojera olimpike, por fatkeqesisht deri tani ajo nuk ka fituar asnje medalje olimpike. Duke folur per objektivin e Shqiperise ne Lojerat Olimpike te Pekinit, z. Ylli u tregua optimist dhe i matur. Ai u shpreh se sportistet shqiptare pjesemarres jane shume te dalluar, po te marrin nje medalje te bronzte ne Pekin, duke thyer "rekordin zero", ata do te kenaqen shume.
"Ne nuk pretendojme ne shkalle siperore, qe te themi ne patjeter do te marrim medalje. Ne kemi sportiste cilesore, si Sahit Prizreni apo Elis Guri, qe i kane mundur te gjithe kampionet e botes vitin e kaluar, dhe pse mos e mundin kinezin perseri, pse mos e mundin rusin perseri, kur ai e mundi ne kampionatin boteror. Pra kjo tregon qe sportistet tane, po te jene ne momentin e mire psikologjik, te gjendjes fizike e emocionale, dhe te kene edhe pak fat ne hedhjen e shortit, qe dy ndeshjet e para te mos u bien direkt me kampionet e botes, eshte shume e mundur qe ata te hyjne ne zonen e medaljeve."
Kur arriti ne Pekin ne fund te korrikut, z. Ylli i lane pershtypje shume te thella punet pergatitore per Lojerat Olimpike te Pekinit. Duke folur per punen e Komitetit Organizativ Olimpik te Pekinit, Ylli e vleresoi lart ate:
"Une jam pjesemarres ne disa olimpiada, por fshati olimpik eshte mrekulli, per sa i perket investimit, godinave, dhomave te fjetjes, infrastruktures brenda, dhe ne fund te fundit mbeshtetjes qe i kane bere me vullnetare, ku ne cdo hyrje te cdo godine ose cdo apartamenti ka nga 3 - 4 vullnetare, qe rrine gjithe kohes te perkulur, qe rrine gjithe kohes duke pershendetur: 'Mirembrema!', 'Si u ngryset!', 'Naten e mire!', 'Mire se erdhet', me nje lloj edukate qe s'e kemi pare ne vende te tjera."
Delegacioni shqiptar merr pjese per heren e pare ne lojerat olimpike ne Azi. Para se te vinin, shume sportiste qe jetojne ne brigjet e Mesdheut ishin te shqetesuar per ushqimet e ketushme. Z.Ylli tha se faktet kane hequr merakun e tyre:
"Edhe mensa eshte po mjaft gjigante, me nje larmi ushqimesh brenda, duke filluar nga ushqimi aziatik, nga ushqimi nacional, nga ushqimi mesdhetar, nga ushqimi tipik kinez, e gjithcka. Mund te them qe, ne qofte se do te vazhdoje keshtu, keto lojera do te mbahen mend jo vetem te delegacioni shqiptar, po do te mbahen mend edhe te gjithe sportistet e tjere".