Raporteret e KE, vleresim qendrimit per "Dosjet"
Situata pas zgjedhore dhe ku ka ngecur ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, ishin ceshtjet e para qe raporteret e Keshillit te Evropes, Davit Uilshare dhe Jaakko Laasko diskutuan diten e djeshme. Te ndodhur ne nje vizite zyrtare ne Tirane me nje mision faktmbledhes, dy raporteret takuan dje kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese, Vladimir Kristo. Gjate takimit me kete te fundit, raporteret e KE-se, u interesuan ne lidhje me ecurine e ankimimit te ligjit per "Pastertine e figurave te funksionareve te larte te shtetit dhe te te zgjedhurve". Ligj per te cilin, Komisioni i Venecias kerkoi permiresime dhe ndryshime me argumentin se bie ndesh me Kushtetuten e vendit. Ndersa gjate takimit me kryetaren e Kuvendit, Topalli, raporteret e KE-se pasi vleresuan bashkepunimin dhe raportet e mira, shprehen besimin per thellimin e tyre. Kryetarja Topalli, i informoi mbi situaten pas zgjedhore ne Shqiperi. Pasi vleresoi raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ne vend, Topalli theksoi edhe nje here rolin thelbesor te Parlamentit ne kete proces. Ne kete kuader, ajo i beri edhe njehere ftese opozites, qe te vijne dhe zene vendet e tyre ne parlament. "Kjo eshte shume e rendesishme per vendin, sepse sic kemi provuar edhe me pare, Parlamenti eshte vendi i negociatave dhe i konsensusit", tha kryetarja e Kuvendit. Gjate qendrimit ne Shqiperi, dy raporteret e KE-se, do te takojne edhe Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrat si dhe kreret e bashkive kryesore ne vend. Misioni i tyre eshte mbledhja e fakteve mbi situaten pas zgjedhore ne vend.
R. Rapushi
R. Rapushi