Gropat sherr ne Keshillin bashkiak te Korces

Dëmtimi i pjesës më të madhe të rrugëve të Korçës, si rezultat i dimrit të gjatë dhe temperaturave të ulëta, ka shkaktuar debate të ashpra në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Gjendja e rënduar e infrastrukturës së qytetit, ku përveç gropave të mëdha të qendres, janë dëmtuar nga ngricat edhe trotuarët dhe kalldrëmet e sapondërtuar, ka sjellë reagimin e këshilltarëve të grupimit Aleanca për qytetarin në këtë këshill. Në emër të tyre , kryetarja e grupit të këshilltarëve të djathtë , Jonela Spaho, ka akuzuar bashkinë e Korçës për gjendjen skandaloze të rrugëve të qytetit, duke I kërkuar asaj ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e tyre dhe jo mbushje të gropave me baltë , siç ka ndodhur disa ditë më parë.
Nga ana tjetër kreu i bashkisë së Korçës Niko Peleshi ,ka pranuar se gjendja në disa rrugë të qytetit ,është mjaft shqetësuese ,por ndërhyrja në këto ditë ka qenë e pamundur ,për shkak të temperaturave të ulëta.
Edhe pse bashkia e Korçës shpenzon çdo vit shuma të konsiderueshme parash për të bërë riparime të pjesshme dhe mbushur gropat gjithandej rrugëve dhe rrugicave të qytetit,bora dhe ngricat gjatë muajve të dimrit ,bëjnë që rrugët të kthehen në gjendjen e mëparshme ,apo edhe mos më keq se më parë.