Berisha Solidaritet dhe dhimbje per viktimat e cunamit ne Japoni
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në aktivitetin përkujtimor “Fuqia e solidaritetit” të viktimave të cunamit dhe tërmetit në Japoni. Në ceremoninë e cila u organizua nga ambasada japoneze në Shqipëri, Berisha shprehu solidaritetin ndaj kombit japonez për katastrofën e ndodhur para një viti e cila shkaktoi mbi 50 mijë viktima.
“Ndaj dhimbjen dhe solidaritetin e madh me kombin tuaj. Ne u frymëzuam nga mënyra se i përballuat këto tragjedi të mëdha dhe nga solidariteti e gjakftohtësia me të cilën qytetarët tuaj kapërcyen pasojat e këtyre katastrofave biblike”-deklaroi kryeministri.
Më tej ai shtoi se pavarësisht se ndihma financiare e Shqipërisë ndaj japonisë në këtë situatë ishte mjaft modeste ai theksoi se dhimbja dhe solidariteti ishin shumë herë më të mëdha.
“Ndihma jonë ishte më modestja, por ju garantoj që solidariteti dhe dhimbja jonë është disa herë më e madhe”
Ndërkaq kryeministri përgëzoi ambasadorin japonez për mënyrën e nderimit të viktimave të cunamit dhe tërmetit duke sjellë këtu artistë japonezë.
“Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar ata që humbën jetën në këto katastrofa dhe për të nderuar kombin tuaj që në një hark të shkurtër kohor përballoi pasojat e tërmetit e cunamit”
Në fund Berisha shprehu mirënjohjen ndaj shtetit japonez për mbëhstetjen që i ka dhënë Shqipërisë në proceste e integrimit evropian dhe euroatlantike