E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: TVSH, shprehje tipike e prapambetjes së medias

Kryetari i PS-së për Tiranën ka reaguar pas deklaratave të TVSH-së duke vlerësuar se asnjë televizion publik demokratik nuk bën deklarata replikuese me opozitën. "Replika e djeshme e TVSH-së me Partinë Socialiste ishte një shprehje tipike e prapambetjes së thellë të atij institucioni dhe e paaftësisë për të bërë tjetër gjë, përveç veglës qorre të pushtetit të rradhës", tha ai. Baraj i ka bërë thirrje drejtorit të përgjithshëm të TVSH-së, "të reflektojë seriozisht mbi këndvështrimin dhe gjuhën e përdorur në ekranin publik gjatë edicioneve skandaloze informative. Po ashtu ai ka kërkuar që të reflektohet "mbi të dhënat skandaloze të ndarjes së minutazhit të edicioneve informative mes pjesës që i takon qeverisë dhe të gjithë pjesës tjetër që i takon jo thjesht opozitës apo institucioneve të tjera të këtij venit".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›