Braçe:Qeveria ka varfëruar shqiptarët

Nënkryetari i PS-së, Erjon Braçe ka akuzuar qeverinë Berisha se po pasuron një pakicë dhe po varfëron shumicën e shqiptarëve. Duke marrë shkas nga raporti i Gallup Balkan Monitor, Braçe ka theksuar se "ndryshe nga shifrat që jep Berisha, shqiptarët e thjeshtë, të pyetur, të grupuar, bëjnë numra që tregojnë mjerimin ku ndodhemi, vendin ku vidhemi dhe arsyet reale pse duhet të largohemi nga ky vend". Sipas tij, qeverisja familjare e Sali Berishës gjykohet se po drejton vendin keq. "Qeverisja familjare e Sali Berishës ka bërë që standardi i jetesës, cilësia e jetës, për 38 % të shqiptarëve të jetë përkeqësuar. Për 25 % të jetë e njëjtë dhe vetëm për 36 % më e mirë",shtoi ai. Braçe theksoi se siaps raporti të Gallup 31 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi dhe 22 % nuk dinë c'të thonë. Sipas nënkryetarit të PS-së, Berisha po e ndan vendin në një pakicë gjithnjë e më të vogël shumë të pasur, dhe një shumicë gjithnjë e më të madhe të varfër, të pamundur të gjejë punë, të jetojë me të ardhurat që ka dhe vazhdimisht të vjedhur.