Moti sjell probleme në Portin e Durrësit

Porti Durres
Durrës, 24 Janar, 11:15, NOA - Moti i keq dy ditët e fundit ka sjellë probleme në portet e vendit. Kështu gjatë mëngjesit të sotëm, moti me erë ka sjellë dallgë të mëdha dhe probleme në Portin e Durrësit.
Erërat e forta dhe shirat e rëna gjatë natës rrezikojnë mbytjen e peshkarexhave që janë ankoruar në port. Burime nga kapitaneria e Durrësit, thanë për korrespondentin e agjencisë NOA se, ankorimi i këtyre mjeteve lundruese është bërë shumë pranë njëra tjetrës duke mos lejuar ankorimin e anijeve të tjera.
Nga ana tjetër, meteorologët kanë parashikuar që të ketë rënie të temperaturave në mesditë me 1 deri 2 gradë celcius.
Gjatë mbrëmjes priten edhe reshje të pakta dëbore, kryesisht në zonat malore, 800 metra mbi nivelin e detit.
a.a/NOA