E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Takohemi të shtunën në shesh

Partia Socialiste ftoi dje qytetarët që të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet ditën e shtunë nga opozita. Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, vërejti se të gjithë shqiptarët që nuk duan të jetojnë nën një diktaturë të re dhe me një diktator të një stili të ri, janë të ftuar të jenë pjesë e manifestimit dhe të bashkojnë zërin me opozitën për të bërë të mundur transparencën zgjedhore, për të çliruar votën nga korrupsioni shtetëror. "Opozita nuk hyn në Parlament pa u hapur kutitë. Pushteti fsheh forcërisht të vërtetën e mbyllur në kutitë e votimit, dhe ne do t‘i përshkallëzojmë qëndrimet tona në çdo rrugë të vendit, për të bërë të mundur që kutitë të hapen dhe e vërteta të dalë në dritë, që të mos ndodhë më që zgjedhjet të grabiten në këtë vend, që të mos ndodhë më që njerëzit të largohen nga puna për shkak se nuk kanë mbështetur pushtetin në zgjedhje", tha Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›