E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Të miratohet Kodi

Tiranë Partia Socialiste e ka ironizuar deklaratën e sotme të kryeministrit Berisha, i cili kërkoi force politike që të bashkëpunonte me LSI-në, për Kodin zgjedhor. Zëdhënësja e kryesisë së PS-së, Mimi Kodheli theksoi se për Berishën, Ilir Meta është shpresa e vetme për të postuar vëmendjen.

“Nuk na çudit fare shfaqja e dyfytyrësisë së radhës që Sali Berisha dha sot duke i qarë hallin Ilir Metës. Në derexhenë ku është katandisur kryeministri, Iliri është vërtetë shpresa e fundit që i ka mbetur për të spostuar vëmendjen e opinionit publik nga skandalet e tmerrshme të korrupsionit qeveritar”-theksoi Kodheli.

Ajo deklaroi në emër të Partisë Socialiste, se Parlamenti duhet të votojë pa humbur kohë vetëm për Dekretin e Presidentit. “Të tjerat janë politikë e vjetër kulisash e diversionesh që Saliu dhe Iliri mund të vazhdojnë t'i bëjnë njëri-tjetrin”-përfundoi zëdhënësja e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›