Hamasi përgatitet për të çelur bankën e vet
Gaza - Organizata e Hamasit në Gaza ku edhe ushtron ndikimin e saj më të madh, po përgatitet të çel bankën e vet. Pritet që vlera e bankës së parë të Hamasit të arrijë deri në 20 milion dollarë, ndërkohë që çelja do të bëhet para fundit të vitit. Alaa Refati, person ky që pritet të jetë Kryetar i Këshillit Drejtues të bankës, gjatë një interviste të dhënë për agjensinë palestineze të lajmeve Ma’an, është shprehur se “Banka Kombëtare Islamike” është përfshirë nga kriza ekonomike që ka pushtuar vendin dhe globin, ndërkohë që bankat e tjera botërore po përfshihen nga plane qeveritare për shpëtim. Sipas tij, qëllimi i hapjes së një tjetër banke është dalja nga kjo krizë. “Presim që inaugurimin zyrtarë ta bëjmë më 28 dhjetor. Qendra e saj do të jetë në Gaza”, tha ai.