Erdogan kritikon ashpër: Të kërkojnë ndjesë ata që kanë kryer gjenocid
Ankara - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ashpër fushatën e një grupi intelektualësh turq që kanë nisur fushatën për mbledhjen e firmave lidhur me kërkimin ndjesë të Turqisë ndaj Armenisë për të shumëpërfolurin gjenocid në këtë vend. “Firmëtarët dhe nismëtarët e kësaj nisme duhet të kenë kryer një faj të tillë qëkurse kanë ndërmarrë një fushatë të tillë”, ka deklaruar Erdogan teksa ka mbrojtur qëndrimin historik të vendit të tij kundër akuzave se Turqia ka kryer gjenocid në Armeni. “Turqia nuk ka kryer një krim të tillë prandaj dhe nuk pse duhet të kërkojë ndjesë. Nëse ka një faj që përflitet, le të kërkoj të falur ai që e ka kryer atë”, vijoi shefi i ekzekutivit të Ankarasë.
Pas takimit që zhvilloi me presidentin bullgar Georgi Parvanov, Erdoğan ju përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me këtë çështje. “As unë, as vendi im, as populli im nuk kanë kryer një gjenocid të tillë. Turqia e ka treguar hapur qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje. Që nga ardhja jonë në pushtet, ne kemi treguar vullnetin tonë për të bashkëpunuar me Armeninë. Kemi hapur linjat ajrore, kemi restauruar kishat armene dhe kemi nxitur marrëdhëniet midis dy vendeve. Të gjitha këto, nuk kanë patur për synim ndonjë përfitim nga ato që sot po përfliten. Nëse një grup që e quan veten intelektual nis një fushatë të tillë, nuk do të thotë që Turqia pranon atë. Personalisht nuk e pranoj një fushatë të tillë dhe nuk e mbështes në asnjë mënyrë. Kurrsesi nuk marr pjesë në një listë si ajo, pasi nuk kam bërë ndonjë faj që të kërkoj ndjesë. Nëse e bëj diçka të tillë, patjetër që ul kokën dhe ju kërkoj të falur. E kam të vështirë të kuptoj qëllimin e këtij grupi intelektualësh”, vijoi Erdogan.