E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Të zbardhet ngjarja në Himarë


Partia Socialiste deklaron se incidenti në Himarë tregon se qeveria është dorëzuar para rrugaçëve. Deputetja Ermonela Felaj deklaroi se PS kërkon sa më shpejt vendosjen para drejtësisë së personave që shkaktuan vdekjen e Gumës. "Qeveria shqiptare ka humbur kontrollin ndaj krimit. është e pafalshme që kryeministri Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë ", u shpreh Felaj.

Të premten 35-vjeçari Aristotel Guma është përplasur nga një makinë teksa udhëtonte me motorr në Himarë, duke gjetur edhe vdekjen. Kjo ngjarje shkaktoi reagim të fuqishëm tek banorët e zonës, të cilët bllokuan aksin rrugor Vlorë- Himarë.

Sipas burimeve, autorëve të ngjarjes nuk u ka pëlqyer e folura në gjuhë greke nga drejtuesi i motorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›