E Diel, 1 Nëntor 2026

Vorpsi: Presidenti nuk rrëzoi Alibeajn por respektoi Kushtetutën

Duke mbështetur vendimin e Presidentit I cili dje ka kthyer ligjin e ndryshuar për kthimin dhe kompensimin e pronës për t'u rishqyrtuar në Kuvend, në emër të ish pronarëve, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës, "Pronësi dhe Drejtësi" i ka bërë thirrje Parlamentit të reflektojnë mbi qëndrimin e Presidentit për këtë projektligjit.


Në një reagim për gazetën "Shekulli", Myrshit Vorpsi shpjegon dhe arsyet që ky projektligj kontestohej nga ish pronarët. Z. Myrshit, ju si shoqatë keni kontestuar prej kohësh të ashtuquajturin projektligji Alibeaj. Dje presidenti i Republikës, Bamir Topi këtë projektligj e ka rikthyer në Kuvend për rishqyrtim.


Këtë qëndrim të Presidentit e shikoni si një përplasje politike apo si një qëndrim që mbron interesat e asaj shtrese që ju përfaqësoni?


Ne si shoqatë, "Pronësi dhe Drejtësi" mbështesim vendimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi i cili dje ka kthyer ligjin e ndryshuar për kthimin dhe kompensimin e pronës për t'u rishqyrtuar në Kuvend. Për mendimin tonë Presidenti ndërmori këtë veprim për shkak të kushtetutshmërisë së tij dhe zbatimit, në të mirë të kësaj çështjeje të rëndësishme, që mban peng pronat e pronarëve të ligjshëm, duke mos u dhënë zgjidhje në këto 20 vjet tranzicion postkomunist. Ndaj ne e gjykojmë se ishte një vendim i drejtë dhe i matur.


Madje këtë gjë Presidenti sqaroi më së miri në qëndrimin e tij kur tha që projektligji I dërguar për dekretim, ose më mirë të themi ligji i martuar nga qeveria në thelb ishte apo ai që kishte deligjitimuar edhe Gjykata Kushtetuese. Presidenti mori një vendim të drejtë dhe ne e mbështesim fortë këtë qëndrim të mbajtur dje nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Ne, që me propozimin e këtij projektligji kemi reaguar duke kontestuar fortë një nga pikat kryesore të këtij projektligji që kishte të bënte më të drejtën që ligji do i njihte Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.


Qëndrimi I shoqatës ka qenë që AKP-ja ka plotësisht të drejtë të verifikojë apo dhe të hetojë çdo vendim të marrë për kthimin e pronave po jo të vendosë për këto vendime. Çdo shkelje të konstatuar kreu I kësaj agjencie duhet t'i drejtohet gjykatës dhe jo të vendosë mbi vendimit e Agjencisë së Kthimit të Pronave të ndërmarr në vite.


Ky ka qenë qëndrimi jonë dhe besoj se në këtë linjë ka qenë dhe
vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila e rrëzoi këtë ligj duke e quajtur të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë Ne kuptojmë që për t'u shprehur kaq euforik për këtë çështje ndoshta duhet të presim edhe qëndrimin që do të
mbajë Parlamentit pas vendimit të djeshëm të Presidentit të Republikës.


Z. Vorpsi a ka ushtruar shoqata juaj presion tek Presidenti për mos dekretimin e këtij projektligji?


Unë do të thosha që vendimi i ndërmarrë nga Presidenti është një vendim personal i tij dhe ka ardhur si rezultat i asaj analize që unë thashë më parë.

Ndaj ne shprehemi se është një qëndrim I drejtë i Presidentit i cili ka vepruar mbi bazën e së drejtës që i jep Kushtetuta. Unë ju siguroj që institucioni i presidentin ka një staf të përgjegjshëm për të arritur një në një konkluziontë tillë që ligjet që bien ndesh me Kushtetutën të mos marrin firmën e tij.


Z. Vorpsi mos dekretimin e këtij projektligji a e shikoni si një hap pozitiv për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e pronave në Shqipëri?


Për mendimin tim është një hap pozitiv në një këndvështrim të caktuar. Ne jemi shprehur edhe më parë që ndërmarrja e nismës Alibeaj, që ishte në thelb ky projektligj, ishte një vendim që ligjvënësi e dinte farë mirë që po ushtronte një të drejtë antikushtetuese. Dhe në fakt kjo u vërtetua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Por qëllimi i ligjvënësit nuk ishte ky, pra zbatimi I kushtetutës por ishte që të fitonte kohë deri në një vendim të dytë të kësaj gjykate. Në këtë këndvështrim them që Presidenti mori një veprim të urtë dhe të drejtë. Të shikojmë se si do të reagojë Parlamenti ku ne urojmë ta lexojë drejtë këtë qëndrim të Presidentit i cili nuk dekretoi të ashtuquajturën nisma Alibeja. Unë nuk dua të paragjykoj por them le të presim dhe të shohim çdo të ndodhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›