Letra e DASH, përgjigje për Metën

Zbardhet letra që vërteton që Ministri i Jashtëm i ka dërguar sekretares së shtetit Klinton për ambasadorin Uidhers
Letra nxjerr zbuluar zv.kryeministrin. "Përgjigje për letrën tuaj dërguar H. Klintonit..."Zbardhet letra që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kthyer Ministrisë së Jashtme lidhur me pakënaqësitë e qeverisë shqiptare për rolin e ambasadorit amerikan Xhon L. Uidhers në vendin tonë.
Pavarësisht mohimit të ekzistencës së një letre drejtuar DASH-it nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, që në hyrje të përgjigjes shkruhet se ajo është një përgjigje e letrës së dërguar në fund të muajit maj nga vetë kreu i diplomacisë shqiptare në Departamentin e Shtetit, objekt i të cilës ka qenë ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers dheqëndrimet e tij.
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit përÇështjet Europiane, Philip Gordon tregon seka pasur një letër të mëparshme të zotitMeta dërguar më 27 Maj Departamentit tëShtetit, ku qeveria shqiptare shprehterezerva për qëndrimet eambasadoritUidhers lidhur me emërimet në Gjykatën eLartë.
Në përgjigjen që DASH ikthenMinistrisë së Jashtme thuhet se ambasadoriUidhers gëzon mbështetjen e plotë tëSekretares së Shtetit Klinton për punën e tijpër të çuar përpara marrëdhëniet midisShqipërisë dhe SHBA-së
."I dashur zoti ministër! SekretarjaKlinton më ka dërguar mua një kopje tëletrës suaj të 27 majit mbi ambasadorin tonënë Tiranë Xhon Uithers dhe mëkërkoi mua të përgjigjem në emër të saj.
Shqipëria është një partner i fortë dhe i vlefshëm dhe ne vlerësojmë shumë mbështetjen për politikat e përbashkëta në rajon dhe në mbarë botën. Sekretarja dhe unë kemi besim të plotë te ambasadori Uidhers dhe në punën qe ai po
bën për të çuar përpara marrëdhëniet tona dhe ndihmën për Shqipërinë në realizimin e potencialit të saj të plotë.
Përkushtimi i tij ndaj idealeve të demokracisë dhe shtetit ligjor përgjatë 26 vitesh shërbimi të shquar kanë luajtur rol thelbësor në arritjen nga ana e Shqipërisë të anëtarësimit në NATO dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO",- thuhet në letër.
Kjo përgjigje e DASH hedh përfundimisht poshtë pretendimin eqeverisë se nuk i ka dërguar DASH letër ku shpreh pakënaqësinë për përfaqësuesin e SHBA-së në Tiranë.
Ambasadori Uidhers ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me kryeministrin Berisha e cila u thellua më tej kur i dërguari i SHBA-së kritikoi mënyrën e zhvillimit të përzgjedhjes dhe miratimit të kandidaturave për në Gjykatën e Lartë si në rastin e kandidatit Kosta
Ambasadori amerikan i bëri thirrje mazhorancës që gjatë kohës kur shqyrtohen emra për në Gjykatën Kushtetuese dhe për në Gjykatën e Lartë, të tregojë më tepër konsideratë për kualifikimin e kandidatëve, për të drejtën e popullit shqiptar për informim mbi procedurat, si dhe për aftësinë e vetë kandidatit për të përftuar një seancë dëgjimore të hapur dhe më të ndershme.