Feston 60-vjetorin e krijimit Arkivi qendror i shtetit
TIRANË-Arkivi qendror i shteti ka festuar sot 60-vjetorin e krijimit te tij. Punonjës, shkrimtarë, intelektualë kanë marrë pjesë sot në ceremoninë festive. Të pranishmit kanë vizituar edhe ambjentet e arkivit, që jo cdo kush dhe në cdo kohë mund ti vizitojë. Arkivi qendror shtetëror i cili u krijua në vitin 1949 është institucioni më i rëndësishëm i rrjetit arkivor në vend. Pranë tij ruhen rreth 15 mijë metra linearë dokumente që nga lashtësia e deri në ditët tona. Shumica e dokumenteve që ruhen në arkiv janë dokumente në letër, pergamene, disqe, shirita zanore, fotografi etj. Dokumentet përmbajnë të dhëna edhe për ngjarje historike si edhe për personalitete të politikës vendase e botërore. Arkivi i është përgjigjur kërkesave studimore dhe vetjake. Vetëm në vitin 2008 arkivin e kanë vizituar 889 persona për cështje historike, pronësi, vjetërsi pune, arsimim etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)