PS: Tuneli Thirrë-Kalimash, prokuroria të rihapë hetimet
TIRANE- Deputetët Socialistë që një ditë më parë inspektuan tunelin Thirrë - Kalimash kanë dalë me një deklaratë, nëpërmjet të cilës i kërkojnë prokurorisë të hapë hetimet për këtë cështje. Sipas deputetit socialist Namik Dokle, kjo rrugë u përfundua para afatit, për shkak të ngutjes dhe korrupsiont që ka zaptuar qeverinë.
“Kjo rrugë nisi mbarë si rrugë kombëtare dhe u shndërrua për fat të keq në rrugë elektorale. Nisi mbarë si projekti i shekullit, dhe u shndërrua për turp në korrupsion të shekullit. Nisi shkencërisht me teknologji moderne dhe u godit nga parametrat e shkelur politikisht dhe arbitrarisht nga megalomania e ecjes së shpejtë se koha, politika në plan të parë.”
Dokle shprehet se, të gjithë këto shkelje, bën që gëzimi i mbarë shqiptarëve për hapjen e kësaj rruge të ngrijë në buzë nga mbyllja e saj kur ende atje valëviten flamuj të fushatës elektorale. Ndërsa shembja në Tunelin e Thirrës nuk ndodhi si pasojë e strukturave të dobëta shkomborë deklaron Dokle.
“Shembja e tunelit të Kalimashit, nuk erdhi nga strukturat e dobëta shkëmbore, por nga strukturat shtetërore që për shkencë njohin fjalimet e Kryeministrit, për teknologji njohin premtimet elektorale të tij dhe për kohë e masë shpërthimesh në tunel njohin shpërthimet mitingashe të Kryeministrit.”
Deputeti i PS ndalet të sqarojë edhe motivet e vizitës së tyre në tunelin e Thirrës, duke theksuar se shkuan ajtje për ti treguar të vëtetën shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ne ishim atje për të siguruar transparencë të plotë mbi çështjen, nëse 5 verbanakë të zyrave komunarë të Fanit, nuk duan të dinë asgjë, 5 milion shqiptarë, këtu dhe në Kosovë, duan të dinë pse u mbyll rruga, pse u mashtrua me inaugurimet elektorale dhe mbi të gjitha dhe më e rëndësishme, kur do të hapet përfundimisht dhe normalisht kjo rrugë. Shqiptarët duan të dinë koston e vërtetë të kësaj rruge, dhe të mos konfuzohen nga shifra gjithmonë të ndryshme që jep treshja “Babeshi” (Basha-Berisha-Olldashi). Shqiptarët duan të dinë se sa para të tjera do të paguhen nga xhepi i tyre për të mbyllur shembjen e tunelit dhe kush do t’i paguaj ato, qeveria, firma ndërtuese ndërkombëtare, apo shkrepat e Thirrës?!”, thekson deputeti socialist.
Në emër të Partisë Socialiste, Dokle ka kërkuar të hapet tuneli dhe bashkë me të, të rihapet edhe dosja kundër abuzimeve të mëdha në këtë vepër kombëtare, që duke qenë e tillë, i bën edhe më të rënda ato.
(m.a/BalkanWeb)