“Zgjedhjet” partitë e vogla protestojnë para Prokurorisë
TIRANE- Partitë e vogla të bllokut të djathtë protestuan këtë të enjte përpara Prokurorisë së Përgjithshme duke i kërkuar Ina Ramës të mos heshtë për atë që ata e quajnë manipulim të madh të zgjedhjeve të 28 qershorit. Bazuar në faktet që PDK i ka dorëzuar dy javë më parë në organin e akuzës mbi rezultatin e 4 qendrave në qarkun e Shkodrës, kreu demokristian Nard Ndoka mendon se veprimi ligjor i Prokurorisë së Përgjithshme mund të zgjidhë krizën politike kur ende partia më e madhe në opozitë vijon bojkotin e saj me këmbëngulje për të arritur qëllimin, hapjen e kutive të 28 qershorit.
“Prokuroria tashmë ka në dorë jo vetëm zbatimin e ligjit në funksion të detyrës që ka por në një farë mënyre edhe zgjidhjen e krizës politike. Prokuroria ka prova të mjaftueshme për të nisur hetimet për zgjedhjet. Ne kërkojmë thjesht transparencë” u shpreh Ndoka.
Edhe Dashamir Shehi, partia e të cilit po përpiqet të mbledhë prova për të ngritur një tjetër pretendim për zgjedhjet në qarkun e Tiranës, thotë se organi i akuzës mund të veprojë dhe për këtë ka mbështetjen e të gjithëve.
“Dokumentat janë flagrante fare, vjedhja është ashiqare, e dukshme e numërueshme” tha Shehi.
Partia Demokristiane me iniciativën e saj ngriti një grup ekspertësh që ballafaqoi kasetat filmike nga procesi i numërimit me procesverbalet dhe sipas tyre rezultoi se në qarkun e Shkodrës kishte patur vjedhje masive të votës nga grupi i numëruesve , ku vetë demokristianët nuk kishin përfaqësues.
Partitë e vogla të djathta kanë mbështetur PS në iniciativat e saj ligjore në kërkim të rinumërimit të votave, por ata mendojnë se zgjidhja reale e krizës mund të vijë vetëm nga organi i akuzës, një alternativë kjo që edhe vetë kryeministri Berisha u ka dhënë socialistëve që kërkojnë rinumërim me komision hetimor parlamentar.
(e.n/News24/BalkanWeb)