E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëvendëspresidenti Xho Bajden arrin në Mongoli

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, ka arritur në Mongoli, për të biseduar me udhëheqësit e këtij vendi.

Bajden është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Mongolinë që nga viti 2005, kur presidenti Xhorxh Bush bëri një ndalesë të shkurtër në kryeqytetin e saj.

Ambasada amerikane në Ulan Bator tha se vizita e Bajdenit “shpreh mbështetje të fortë për demokracinë në rritje të Mongolisë”.

Në muajin qershor, presidenti Elbegdorj premtoi se do t`i japë një rol të caktuar kompanive amerikane në sektorin e energjisë.

Vizita e Bajdenit në Mongoli pason qëndrimin e tij katërditor në Kinë. Gjatë ditës, ai pritet të udhëtojë drejt Japonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›