PS: Vrasës e trafikantë kanë shoqëruar ministrat gjatë fushatës zgjedhore
Socialistët përshkallëzojnë akuzat kundër qeverisë dhe PD-së
Socialistët kanë përshkallëzuar akuzat kundër qeverisë dhe Partisë Demokratike përsa u përket lidhjeve me krimin. Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj, u shpreh se PS-ja disponon prova dhe fakte që vërtetojnë se ministra të kabinetit qeveritar janë shoqëruar me vrasës, trafikantë apo persona të nxjerrë me leje të paligjshme nga burgu dhe kanë ushtruar presion psikologjik te banorët. Imeraj e cilëson vrasjen e katër punonjësve të Policisë së Shtetit dhe vrasjen e deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, prova që vërtetojnë braktisjen e shtetit nga kryeministri Berisha, i cili ka si qëllim përdorimin e çdo mjeti për të mbajtur pushtetin. Vetëm pak ditë më parë për këtë çështje ka reaguar sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Arta Dade, e cila deklaroi se PS-ja ua ka vënë në dispozicion faktet dhe provat që vërtetojnë bashkëpunimin e pushtetit të Berishës me eksponentë të ndryshëm të krimit, prezencave ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri. Ndërsa Imeraj, dje, në emër të PS-së, u shpreh se pushtetarët e drejtuar nga kryeministri Berisha kanë bashkëpunuar gjatë zgjedhjeve me krimin me qëllim marrjen me forcë të pushtetit më 28 qershor.
Qëndrimi
“Sot, kur plaga e hapur në trupin e shtetit me vrasjen e 4 policëve në detyrë vazhdon të jetë përvëluese, Partia Socialiste ringre me forcë çështjen e bashkëpunimit të këtij pushteti të korruptuar me krimin për të rimarrë me forcë më 28 qershor të drejtën për të sunduar jo vetëm mbi vendin, por edhe mbi ligjin”, - është shprehur zëdhënësja e PS-së, e cila akuzon kryeministrin Berisha. “Jashtë çdo kriteri ligjor e përgjegjësie mendore pushteti i Sali Berishës ka lëshuar me leje të paligjshme nga burgjet për fushatë, në favor të pushtetit, një numër të konsiderueshëm vrasësish, trafikantësh e grabitësish, të cilët kanë shoqëruar ministra dhe kanë ushtruar terror psikologjik në zonat e influencës së tyre mafioze. Ne disponojmë të dhëna alarmante për fluksin e lartë të lejeve të paligjshme për kriminelë të dorës së parë në javët e fushatës dhe kemi të gjithë vullnetin që të kërkojmë me forcë nxjerrjen para ligjit të lejedhënësve, ndërkohë që theksojmë publikisht se vrasja e katër shërbëtorëve të pafajshëm të shtetit në detyrë nga një kriminel i shumëkërkuar që bridhte lirisht rrugëve, është shprehja më dramatike e braktisjes së detyrës nga pushteti i Sali Berishës, i cili bën sikur drejton Shqipërinë, por në fakt vetëm menaxhon interesa familjare e klanore, duke grabitur çdo ditë përmes vendimeve të qeverisë prona e fonde publike”, - është shprehur Imeraj.
Sipas saj, megjithëse vetëm pak ditë para zgjedhjeve u vra një deputet i opozitës, reagimi i qeverisë ishte nxjerrja nga burgu i kriminelëve. “Është vrarë një deputet i opozitës në prag të fushatës dhe reagimi i pushtetit ka qenë; lirimi në masë i kriminelëve gjatë fushatës. Janë vrarë së fundi katër policë dhe reagimi i kryeministrit ka qenë reagimi tipik i një njeriu që përfundimisht nuk qeveris vendin e vet, por vetëm i bën hyzmetin oxhakut të vet. Nuk ka si të jetë ndryshe, një pushtet i grabitur është një pushtet që di vetëm t’i grabisë e dhunojë, dhe jo t’i mbrojë qytetarët e vet”, - është shprehur Imeraj.
Reagimi i PD-së
Mëhilli: “Edi Rama po e përdor politikisht vrasjen e policëve”
Vetëm pak minuta pas deklaratës së zëdhënëses së PS-së ka reaguar dje zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, e cila u shpreh se Rama po e përdor politikisht vrasjen tragjike të katër punonjësve të Policisë së Shtetit. “Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës së 4 inspektorëve të Policisë, Edi Rama, me moralin e tij më të ulët, pa prishur pushimet e tij, u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Njeriu që ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, që nuk ka asnjë kod moral e që nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes. Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit dhe që nga dita e premte e deri sot çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur dhe trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund të krijojë”, - është shprehur zëdhënësja e PD-së.
15 Gusht 2009