E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Përnaska: KE mbështeti kredencialet tona

Anëtarja tjetër e delegacionit shqiptarë në KiE, Lajla Përnaska, rikujtoi edhe një herë incidentin me kredencialet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, duke bërë përgjegjëse për këtë Partinë Socialiste. Ajo dënoi kërkesën e PS-së për përjashtimin e Shqipërisë, duke e cilësuar si një akt të shëmtuar aq dhe të padenjë. Përnaska u bëri thirrje deputetëve të PS-së që të dënojnë po me aq forcë antikombëtarizmin e kryetarit të tyre. “Edhe një herë theksoj se ky akt i fundit i Edi Ramës dhe përpëlitjet e turpshme e të dështuara të dështuara të tij për të penguar Shqipërinë në procesin e saj të integrimit, shënon përballjen me kërkesën zyrtare me antishqiptare të bërë përgjatë gjithë historisë sonë të 20 viteve të fundit. Përjashtimin mund ta kërkojnë vetëm segmente antishqiptare”, - deklaroi Përnaska. “Por, nga ana tjetër, - shtoi ajo, - me një unanimitet më solid se kurrë, KE mbështeti fuqishëm kredencialet e Shqipërisë, si dhe konfirmoi një mbështetje të palëkundur ne vazhdimin e forcimit te shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›