PS: Zgjedhjet të zhvillohen më 21 ose 28 qershor
Selia rozë përcakton dy datat për zhvillimin e procesit zgjedhor. Gjiknuri: “Në Kod do të korrigjohet vetëm pjesa që ktheu Presidenti”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste është e vendosur për të mos pranuar asnjë variant për shtyrjen e datës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2009. Selia rozë deklaron se pavarësisht kthimit të Kodit Zgjedhor nga ana e Presidentit, asgjë nuk e pengon zhvillimin e zgjedhjeve në muajin qershor, ashtu siç ishte parashikuar. Eksperti për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaron për gazetën “Albania” se janë dy variante për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, 21 ose 28 qershori. “Rikthimi i dekretit nuk krijon asnjë pengesë që të ndikojë në shtyrjen e zgjedhjeve pas muajit qershor. Kushtetuta e shpreh shumë qartë. Dy janë datat në të cilat Presidenti mund të caktojë datën e zgjedhjeve, 12 ose 28 qershor”, - tha Gjiknuri.
Vonesat
Kthimi i Kodit nga ana e Presidentit, por edhe përcaktimi i një afati dykohor për Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore, u la vend hamendësimeve për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare nga muaji qershor në muajin shtator të vitit 2009. Megjithatë, këto pretendime janë hedhur menjëherë poshtë nga Partia Socialiste. Sipas selisë rozë, pavarësisht afatit të komisionit, korrigjimi i Kodit mund të bëhet brenda një dite të vetme, duke mos shkaktuar zvarritje të mëtejshme dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, brenda afatit të parashikuar, siç është muaji qershor. Nga ana tjetër, selia rozë i ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme kryeministrit Berisha që të tregohet serioz për reformën elektorale dhe të kalojë në Kuvend Kodin Zgjedhor, si dhe të marrë masa për zbatimin e tij.
Kodi
Gjiknuri ka deklaruar gjithashtu për gazetën “Albania” se në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të punohet vetëm për të korrigjuar dy nenet e Kodit Zgjedhor, për të cilat Presidenti i Republikës Bamir Topi nuk e dekretoi Kodin, por vendosi ta rikthejë atë në Kuvend. “Në Kod do të përmirësohet vetëm pjesa që ka të bëjë me nenet që u kthyen nga Presidenti i Republikës. Nuk do të diskutohet dhe nuk do të korrigjohet asnjë kapitull tjetër i këtij Kodi”, - deklaroi Gjiknuri. Deklarata e ekspertit të PS-së për Kodin Zgjedhor ka hedhur poshtë shpresat dhe pretendimet e partive të tjera, si LSI e PDK, për të përmirësuar në Komision edhe pjesët e kontestuara të Kodit Zgjedhor, veçanërisht ajo që ka të bëjë me procesin e administrimit të zgjedhjeve.
Komisioni, afat 2-mujor
Kthimi i Kodit Zgjedhor në Kuvend nga Presidenti i Republikës ka shtyrë edhe për dy muaj të tjerë futjen në fuqi dhe zbatimin e tij. Kjo për faktin se ligjvënësit kanë vendosur dje që të zbatojnë Rregulloren e Kuvendit. Sipas saj, ligjet që kthehen nga Presidenti i Republikës shqyrtohen nga po i njëjti komision që i ka hartuar. Pikërisht dje Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare miratoi ringritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili, në bazë të Rregullores së Kuvendit, ka një afat kohor minimumi prej tetë javësh, ose dy muajsh. Pak ditë më parë, eksponentë të dy partive të mëdha politike bënë të ditur se dekreti i Presidentit do të merrej në shqyrtim nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve. Në këtë mënyrë, rregullimi i “defektit teknik” të Kodit realizohej shumë më parë sesa pritet të realizohet tashmë me ringritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
16 Dhjetor 2008