E Diel, 1 Nëntor 2026

PS adopton edhe zyrtarisht tezën leniniste “të marrim pushtetin me çdo mjet”

Kanë guxuar të shqiptojnë, pa u ardhur aspak turp se jetojmë në shekullin XXI. Blendi Klosi ka artikuluar sot tezën e Edvinit, se është i gatshëm t’i nxjerrë njerëzit në rrugë me moton: “çdo mjet demokratik për largimin e qeverisë”. Ai doli pak minuta më parë me një qëndrim për mediat ku bëri thirrje që “të gjitha familjet shqiptare të na bashkohen në këtë muaj protestash të pandalshme anembanë vendit për t’i treguar qeverisë së Sali Berishës se kupa është mbushur dhe se ai nuk mund të vazhdojë të mbajë peng një popull të tërë për interesat e familjes së tij politike e biologjike”. Në këtë pikë Klosi premtoi se Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet në arsenalin e mjeteve demokratike për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për vendin.


Fakti/Lohan në selinë e PS-së, takim me Ramën


Ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan zhvilloi sot një takim me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, në ambientet e selisë rozë.Takimi nuk ishte njoftuar për mediat, ndërkohë që gazetarët kanë pikasur praninë e Lohan në selinë e PS-së, ndërsa ndodheshin të pranishëm për një konferencë të deputetit, Besnik Baraj. Nuk dihet saktësisht se cila ka qenë tema e bisedës, por ky takim mbahet vetëm dy ditë pas vendimit të opozitës për marrëdhënie të kushtëzuar me kuvendin si dhe hapjes së stinës së protestave, që do të kulmojnë me atë të 30 prillit në Tiranë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›