Pasojat e thirrjeve raciste greke ndihen edhe tre ditë prapa... Protesta në Tiranë, kurse në Shkodër digjet flamuri grek

Në reagimin e parë të njerëzve të Edvinit, incidenti cilësohet si një rast i izoluar
Kane grisur dhe kane djegur flamurin grek, kane hedhur parrulla duke denuar ashper skandalin e ushtrise greke. Ky ka qene reagimi i studenteve shqiptareve te universitetit “Luigj Gurakuqi” te Shkodres, “Ismail Qemalit” te Vlores, si dhe studenteve te Tiranes, perpara ambasades ne kryeqyetet. Te irrituar rreth veprimeve dhe thirrjeve antishqiptare te disa diteve me pare nga ushtaret greke, studentet shqiptare u shprehen se do te vazhdojne protestat edhe ne ditet ne vijim, pasi skandalin ne fjale e kane quajtur nje turp per shqiptaret. Protesta ka vazhduar per rreth 60 minuta. Ajo ka qene paqesore, nderkohe qe forca te shumta policie kane ndjekur nga afer gjithe ecurine e protestes.
Në reagimin e parë të njerëzve të Edvinit, incidenti cilësohet si një rast i izoluar
Thirrjet raciste gjate parades se ushtarakeve greke jane nje rast i izoluar, sipas parties Socialiste. Deputeti socialist Arben Ahmetaj thote se gjithsesi marredheniet mes Greqise dhe Shqiperise nuk cenohen nga keto skandale me ngjyra raciste. “Kjo që dëgjuam në paradën e forcave të armatosura të cilat ishin edhe përballë presidentit të Greqisë është për të ardhur keq. Unë e gjykoj si një rast të izoluar po t’i referohemi historikut 20 vjecar të marrëdhënieve. Mund të kemi pasur 3-4 rast të kësaj natyre dhe për këtë arsye e konsideroj një rast të izoluar” tha Ahmetaj. Reagimi i Ministrise tone te Jashtme nuk mund te jete i njejte me reagimin e Maqedonise sipas Ahmetajt por megjithate duhet te jete me intensiv per te ndikuar ne frenimin e akteve te tilla. “Unë nuk mendoj se qeveria e jashtme shqiptare duhet të reagojë me të njëjtën shpejtësi apo me atë kujdesje që reagoi qeveria e jashtme maqedonase për shkak të marrëdhënieve të ndryshme nga ato që ka Greqia me Maqedoninë. Ne kemi një kuadër marrëdheniesh shumë të konsoliduar me Greqinë“ tha Ahmetaj.
...