E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton: SHBA do të vazhdojnë mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur, përmes Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, mbështetjen për Kosovën. Përmes një letre, shefja e diplomacisë amerikane i ka konfirmuar homologut të saj kosovar se do të vazhdojë bashkëpunimi “për të çuar më tej objektivin tonë të përbashkët të integrimit të plotë të Kosovës në komunitetin euro- atlantik dhe për forcimin e partneritetit mes dy vendeve tona”, raporton Evropa e Lirë. SHBA-të konsiderohen si partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe qytetarët e shtetit më të ri kanë një admirim të jashtëzakonshëm ndaj tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›