PS akuza për drejtuesit e burgjeve, Alibeaj nuk ka dijeni
27/06/2009 Letra e socialistëve
Partia Socialiste nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj dhe misioneve ndërkombëtare të akredituar në Tiranë denoncoi shkeljet e dukshme dhe flagrante, sipas saj, gjatë fushatës zgjedhore të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Sipas Partisë Socialiste, personeli i Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale është bërë pjesë e presionit politik, që ushtrohet ndaj personave të dënuar apo të paraburgosur me qëllim orientimin e votës së tyre. Partia Socialiste deklaron se disponon të dhëna të shumta zyrtare që disa prej drejtuesve të këtyre institucioneve shtetërore me arbitraritet e në shkelje të dispozitave të legjislacionit për ekzekutimin e vendimeve penale dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur po bëjnë presion të vazhdueshëm te kjo kategori shtetasish për të siguruar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Partia Socialiste konstaton me shqetësim se në disa raste shkelës të ligjit nuk kanë qenë vetëm drejtues të këtyre institucioneve, por dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, apo anëtarë të listave elektorale të Partisë Demokratike. Por ministri Drejtësisë Alibeaj në një prononcim për “Metropol” ka thënë se nuk ka marrë asnjë letër nga PS-ja. “Nuk kam dijeni për një letër të tillë”, - ka thënë ministri.