Mijëra qytetarë në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të PD-së
27/06/2009 Partia Demokratike mbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit
Do të ishte e vështirë të thuhet se në cilin miting Partia Demokratike ka pasur më shumë pjesëmarrje: në fund të fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2005 apo ai i mbrëmjes së djeshme? Me dhjetëra mijë qytetarë kishin mbushur sheshin “Skënderbej” për t’i dhënë mbështetjen PD-së për zgjedhjet e 28 qershorit. Sheshi pa dyshim ishte një fotokopje e një feste të madhe. Gjithçka nisi me disa këngë të njohura për shqiptarët, të cilat ndezën shpirtrat e pjesëmarrësve. Bojken Lako, Ajkuna, Soni Malaj e Ledina Çelo i dhanë peshë mitingut, të menduar shumë mirë deri në detajet më të vogla nga organizatorët. Mijëra qytetarë në miting mbanin në duar flamuj të PD-së, flamuj kombëtarë, të Bashkimit Europian, të NATO-s dhe parulla, ku shkruhej “Shqipëria po ndryshon”. Turma e njerëzve shpërtheu kur në podium u ngjit lideri legjendar i demokratëve shqiptarë, Kryeministri Sali Berisha, i cili shoqërohej nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens. Për minuta të tëra Berisha përshëndeste me dy gishtat lart, shenjën e fitores, të gjithë pjesëmarrësit nëtubim. Mesazhin mbështetës për fitoren e demokratëve në zgjedhjet parlamentare e dha vetëm lideri i të djathtëve europianë Martens. Ndoshta as ai vetë nuk kishte parë një pjesëmarrje të tillë në një prej shumë mitingjeve elektorale. Ai i dha mbështetjen tërësore PD-së për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. “Ju po dërgoni një mesazh të qartë se Sali Berisha është i vetmi lider që mund ta sjellë Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian. Kudo që shkoj, shoh rrugë të reja, ndërtime të reja, aktivitet në porte e aeroporte. Shoh modernizimin e qyteteve”, - tha Martens. Nga ana e tij Kryeministri Berisha tha se të gjithë shqiptarët duhet të bashkohen së bashku në ëndrrën evropiane të Partisë Demokratike. “Është mitingu më madhështor që ky shesh ka njohur në tërë historinë e tij”, - tha Berisha. Gjatë fjalës së tij Berisha renditi të gjitha sukseset e qeverisë së tij gjatë katër vjetve të fundit, në infrastrukturë, reformat e thella në ekonomi, shëndetësi, arsim, në rritjen e rrogave e pensioneve, në anëtarësimin e vendit në NATO. Berisha theksoi se gjatë mandatit të dytë do të arrihen ato horizonte që tani është e vështirë të shihen.
Edhe në xhami
Sheshi “Skënderbej” ishte i tejmbushur nga mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike. Sheshi kryesor i kryeqytetit ishte veshur i gjithi blu, si nga flamujt e PD-së, ashtu dhe nga flamujt e Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Por mitingu i demokratëve kishte tërhequr edhe vëmendjen e shumë personave, të cilët gjendeshin brenda Xhamisë së Ethem Beut, që gjendet shumë pranë sheshit. Të gjithë po ndiqnin festën e demokratëve. Por kishte edhe nga ata persona që për të pasur një pamje më të mirë kishin hipur edhe në majë të pishave.
Vajzat e PD-së
Menjëherë sapo Kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetari historik i Partisë Demokratike, mbaroi fjalimin e tij në mitingun e mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, nisi kënga-himn e fushatës së demokratëve “Shqipëria po ndryshon”. Kandidatet për deputete, ministrja aktuale e Integrimit Majlinda Bregu, zëvendësministrja e Integrimit Jonida Tabaku dhe kandidatja për Qarkun e Shkodrës Arenca Trashani nisën të kërcenin. Pa asnjë paragjykim, pa as më të voglën ndrojtje ato treguan shpirtin vajzëror, grintën e tyre për të ndezur akoma më shumë të pranishmit.
Folësit në miting
Në mitingun e mbylljes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike ishte parashikuar të jepnin mesazhet për fitoren në zgjedhjet parlamentare të gjithë kandidatët për deputetë që kryesonin listat e PD-së në 12 qarqet e vendit, por vetëm 9 prej tyre mundën të drejtonin mesazhin përkatës. Vetëm Astrit Patozi, i Vlorës, Genc Ruli i Gjirokastrës dhe Ridvan Bode i Korçës nuk mundën të flisnin. Mbërritja e Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Partive Popullore Evropiane Vilfred Martens bëri që mesazhet të ndërpriteshin.