E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Përkrahje Berishës dhe liberalizimit të vizave”

27/06/2009  Mbështetja e PPE-së

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, grupit më të madh politik në Parlamentin Evropian, Vilfred Martens, ka siguruar mbështetjen e tij personale dhe të formacionit politik që drejton për Kryeministrin Sali Berisha dhe qeverinë e tij për liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian. Pas një takimi me Kryeministrin Berisha, Martens ka deklaruar mbështetjen ndaj tij dhe PD-së në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ai ka vënë theksin në rëndësinë e madhe që kanë këto zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë në mënyrë të veçantë, por dhe gjithë rajonin. “Kam ardhur këtu për ta mbështetur atë (Berishën), në këtë fushatë zgjedhore, sepse ajo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit, për të pasur një kryeministër dinamik dhe një qeveri dinamike dhe për të përgatitur të ardhmen evropiane të Shqipërisë, si një pol të stabilitetit në të gjithë rajonin. Edhe një herë unë jam i bindur se Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE-së”, - deklaroi Martens.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›