E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsisë, Dule: Të pyeten pakicat

Tre muaj para fillimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, në emër të minoriteteve në vend, akuzon qeverinë se po i shpërfill ato, duke mos bërë transparent pyetësorin, mbi të cilin popullsia e Shqipërisë do të deklarojë edhe etninë e saj. Sipas Vangjel Dules, që nga 2009-a aleat me socialistët dhe jo me demokratët në qeveri, demokracia në vend është një sistem afër atij autoritar. Dule i bëri këto deklarata në aktivin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dega Tiranë, ku kërkoi mobilizimin e gjithë anëtarësisë për një rezultat pozitiv në zgjedhjet vendore. Me këtë ai konsideron pasjen e anëtarëve në çdo këshill komune.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›