Mega e Omonia: Do regjistrojmë vetë minoritarët grekë
TIRANË- Shtyrja pa afat e nisjes së rregjistrimit të popullsisë, ka ngjallur reagim në partinë Mega dhe krerët e “Omonia”-s në Sarandë. Organizata dhe partia pro greke konfirmojnë iniciativën e tyre për të regjistruar vetë minoritarët grekë në Jug të Shqipërisë. Duke e quajtur të pajustifikueshëm vendimin për shtyrjen e rregjistrimit të popullsisë kreu i partisë “Mega” Kristaq Kiço tha se do të ndërmerret një aksion politik serioz për identifikimin e të gjithë minoritarëve grekë në Shqipëri dhe se këtë rezultat do t’ia parqesë edhe Këshillit të Europës.
Ndërkaq Llambi Panteqi, kryetar i organizatës Omonia për Sarandën sqaron se pretendimet e Omonia nuk prekin kombësinë sot, por atë të humbur gjatë sistemit komunist. Kriteri i vetëdeklarimit të kombësisë dhe procesi i rregjistrimit të popullsisë, ka qënë një kërkesë në të cilën kanë konverguar si organizata “Omonia” edhe partitë që përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e minoritetit grek, PBDNJ dhe Mega.
(m.a/News24/BalkanWeb)