E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS bllokoi ‘Gjykatën Administrative’, koha për reformat”

12-03-2012 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj


Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha dje se gjatë 3 viteve me radhë, PS ndoqi një politikë bllokuese, duke penguar me çdo kusht miratimin e ligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Sot kur opozita është shprehur “pro” shqyrtimit të projektligjit, deputeti demokrat i bëri thirrje që të jetë më bashkëpunuese për reformat aq më tepër për një projektligj kaq të rëndësishëm, impakti i të cilit lidhet me shkurtimin e kohës së diskutimit gjyqësor të mos marrëveshjeve administrative mbi taksat, gjobat tatimore e çështje të ngjashme mbi këto. Gjykata e re administrative do te jete e specializuar ne trajtimin e një kategorie çështjes, ndërsa do të ketë për detyrë edhe të shqyrtojë aktet administrative të institucioneve të ndryshme, nga vendimet për gjoba të institucioneve shtetërore deri te urdhëresat dhe rregulloret, për të parë përputhshmërinë e tyre me ligjin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›