PS, deformimi i ‘Bolonjës’
Tiranë-Partia Socialiste bëri të ditur sot, se Ministria e Arsimit, ka deformuar aplikimin e Kartës së Bolonjës. Sipas kryetares së Komisionit të Arsimit Ledi Shamku, ky implementim ka goditur perspektivën për mësuesi cilësore në Shqipëri dhe po e shkallmon më tej këtë profesion tashmë në braktisje.
“Sipas standardeve të parashkruara nga Karta e Bolonjës çdo student që pas katër vitesh shkollimi diplomohet mësues, e ka patjetër rrugën hapur të vijojë më tej studimet në shkallët master e doktoraturë. Por sipas rregullores abuzive që ka hartuar Ministria e Arsimit, një të sapodiplomuari për mësues i thuhet sot të ndjekë çdo lloj "specializimi", me përjashtim të degës ku ka studiuar. Pra karriera e tij profesionale, por edhe ëndrra e të gjithë atyre që duan të bëhen mësues, shuhet se kështu do MASH-i!”-deklaroi ajo për mediat.
Shamku denoncoi injorimin që MASH po i bën këtij problemi, edhe pas një viti, që sipas saj, kjo ministri po shpërfill të ardhmen e vendit.”Nëse Ministria do vijojë ta injorojë problemin, pas 4 muajsh, brezi i parë i të diplomuarve në mësuesi, do gjendet edhe ai pa rrugëdalje. Ndaj sot, i kërkojmë MASH-it të marrë parasysh kërkesën legjitime të Universiteteve, e të mos mbajë kështu peng aspiratat e brezit të ri”-përfundoi Shamku.