E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarje e rëndë në Peshkopi, pronari i lokalit ekzekuton një mësues

Peshkopi, 4 shkurt 12:57 NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Peshkopisë ku një mësues ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me thikë nga pronari i një lokali.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se viktima është Hekuran Kaleci, 57 vjeç, lindur e banues në qytetin e Peshkopisë, me profesion mësues.

Autor i dyshuar i krimit, është Dorian Ishkurti, 26 vjeçar, lindur e banues në këtë qytet, pronar i lokalit që ndodhet në dalje të qytetit verilindor.

Dëshmitarët në vendngjarje, i thanë korrespondentit të agjencisë së lajmeve NOA, se rreth orës 01.30 të ditës së sotme, ka ndodhur krimi i shëmtuar.

Hekurani, prej disa orësh gjendej në lokalin e Janaq dhe Dorian Ishkurtit dhe nën shoqëri po konsumonte pije alkoolike.

\besohet se nën avujt e alkoolit ka qenë dhe 26-vjeçari Dorian Ishkurti, i cili në një moment, ende të paqartë për policinë, i është vërsulur mësuesit 57-vjeçar dhe e ka qëlluar me një thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Panik është krijuar gjatë minutave fatale në lokal dhe një telefonatë e mbërritur në sallën operative të drejtorisë së policisë së Dibrës, ka bërë që në pak m minuta në vendngjarje të mbërrijnë forca të shumta policore.

Ata kanë arrestuar të riun, i dyshuari i vetëm i vrasjes, i cili nuk ka bërë rezistencë, duke iu dorëzuar prangave policore.

n.i/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›