Athinë, plumba ambasadës amerikane, 1 i lënduar
Athinë-Të shtënat armësh, janë regjistruar jashtë banesës së ambasadorit amerikan në Athinë, në një distancë jo më shumë se 50 metra larg ambasadës. Për pasojë, ka mbetur u plagosur njëri prej rojeve të ambasadorit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 të paradites së sotme, në sheshin Mavili. Drejtoria e Policisë se Athinës, konfirmon se dy personat po kryenin shërbimin e tyre jashtë presidencës se ambasadorit, kur në rrethana ende të pa njohura arma e policit u shkrep dhe plumbat goditen ne qafe rojën private.
I plagosuri u dërgua me urgjence ne spitalin ushtarak te marinës, ndërsa polici u ndalua. Policia helen bëri të ditur se në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ishte as ambasadori dhe anëtarët e familjes.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe ambasada Amerikane ne Athine, e cila e quan ngjarjen rastësore dhe qe nuk dëmton aspak marrëdhëniet dypalëshe. Ne vendngjarje kane shkuar të gjithë krerët e lartë të policisë helene me në krye zv-ministrin e Brendshëm Krists Markojanaqis.