PS, dëgjesë publike për ligjin për Gjykatën Administrative
Partia Sociaslite ka zhvilluar sot dëgjesën publike për ligjin për Gjykatën Administrative. Në fjalën e tij, deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj e cilësoi si mjaft të rëndësishme këtë tryezë pasi sipas tij do të bëjë të mundur të dëgjohen edhe opinionet e grupeve të interesit.
Sipas tij është e rëndësishme që të hartohet një ligj sa më i mirë që t`ju shërbejë interesave të qytetarëve dhe të biznesit. “Në këtë kontekst kemi parashikuar një seri seancash dëgjimore me biznesin, me petagogë, avokatë, pra me një tërësi grupesh interesi në fuksion të qëllimit të përbashkët për të pasur një proces sa më transparent por për të pasur një ligj të mirë dhe të qëndrueshëm” theksoi Xhafaj.
Ai ka theksuar më tej se ligji për Gjykatën Administrative është debatuar gjatë ku pasur edhe këndvështrime të ndryshme por sipas tij askush nuk e ka moauar rëndësinë që ka ky projekt. Xhafaj ka theksuar më tej se në projektin e ardhur nga qeveria janë bërë përmirësime të ndjeshme si dhe janë parashikuar edhe një sërë amendamentesh .
Më tej Xhafaj theksoi se ligji për Gjykatën Administrative nuk është për partitë politike por në interes të qytetarëve dhe biznesit në mënyrë që të hartohet një ligj eficent në të gjithë tërësinë e tij dhe të japë një gjykim të paanshëm.