“Kontributi im, për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2013”

Ilir Meta, kreu i LSI-së
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u shpreh dje se angazhimi i tij i vetëm do jetë maksimalizimi i votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas Meta përparimi i Shqipërisë drejt BE-së është në dorë të vetë forcave politike edhe pse ka një spektër të caktuar politik që insiston për zvarritjen e procesit. “Jam krejtësisht i lirë për tu angazhuar me energji të papara për suksesin e zgjedhjeve të vitit 2013. Nëse apeli tepër i sinqertë që LSI ka bërë prej kohësh do të ishte marrë në konsideratë dhe në rast se angazhimi ynë konstruktiv do të ishte një model për tu ndjekur edhe nga të tjerët Shqipëria do ta kishte marrë me kohë statusin e Vendit Kandidat sepse e ka merituar. Ata që thonë se vendi në e meriton për këtë apo atë arsye më kujtojnë ata që thoshin, brenda dhe jashtë, se kur të hiqen vizat 1 milion shqiptarë do të ikin në Europë dhe nuk do të kthehen më. Dhe ne e kemi parë dhe Europa e ka parë se sa të pavërteta kanë qenë të gjitha këto insinuata sepse koha tregoi që të gjithë shqiptarët, qytetarët e Shqipërisë, i respektuan detyrimet që vinin nga procesi i liberalizimit të vizave më mirë se qytetarët e çdo vendi tjetër në Ballkanin perëndimor. Kjo është një e vërtetë absolute. Prandaj Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë statusin e Vendit Kandidat, natyrisht shpresoj që edhe klasa politike ta meritojë. Ne si LSI do të bëjmë gjithçka që reformat të përshpejtohen”, tha ai.
...