E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS do të votojë kundër shitjes së Albpetrol

Mbledhja e grupit u drejtua nga kreu i saj, Gramoz Ruçi, për shkak se kryetari Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, PS-ja do të votojë kundër për pr/ligjet e privatizimit të kompanisë shtetërore Albpetrol. Qeveria ka propozuar dy pr/ligje, njëri për shitjen e kompanisë në 100% të aksioneve tek një investitor privat dhe një tjetër mbi ndryshimet për taksat që duhet të paguaj kompania në arkën e shtetit.

“Albpetrol” do të paguajë pas privatizimit njëlloj me kompanitë e tjera koncesionare. “Pas privatizimit, kompania Albpetrol do të paguajë çdo vit fiskal tatimin mbi fitimin në masën 50 %, ashtu siç parashikohet për kompanitë e tjera private që kryejnë operacione hidrokarbure në territorin e Republikës së Shqipërisë”, – shpjegon METE në projektligj. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-03-19 14:11
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›