E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS e Fierit mbështet rezolutën e Ramës

Këshilli Socialist i Rrethit të Fierit u shpreh dje në mbështetje të vendimit të rezolutës së miratuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Në një deklaratë të përbashkët të këtij këshilli thuhet se dështimi, manipulimi dhe delegjimiteti i tyre u realizua nga qeveria në detyrë e Sali Berishës e cila ka përgjegjësinë ligjore, politike dhe historike për mosplotësimin e standardeve. "Nuk u arritën standardet në një moment shumë të rëndësishëm për stadet e zhvillimit të vendit tonë, duke bërë një hap prapa dhe duke vazhduar ritualin e mundësive të humbura", thuhet në deklaratë. Sipas PS së Fierit, këto zgjedhje shprehin një realitet të deformuar të vullnetit të socialistëve dhe të të gjithë shqiptarëve. "Këshilli Socialist i Rrethit të Fierit nuk mund të mbështesë një rezultat zgjedhor që në tërësinë e tij nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit shqiptar dhe që paraqet një gjendje kritike të demokracisë në vend", vijon deklarata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›