E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten me arme dhe maske 100 mije leke ne nje agjenci valute

Rikthehen grabitjet me maska dhe me arme ne kryeqytet. Pak pas mesdites se djeshme, pikerisht ne oren 13.15 minuta, nje person i maskuar dhe me arme, ka hyre ne nje agjenci te kembimit valutor, qe ndodhet ne "Rrugen e Durresit", prane Ministrise se Mjedisit dhe ka grabitur shumen e 100 mije lekeve. Grabitesi kishte shfrytezuar kete orar te favorshme te dites, kur edhe ne rruge nuk kishte shume levizje. Pasi ka hyre pa as me te voglen pengese ne agjencine e kembimit valutor, grabitesi ende i paidentifikuar nga policia, i ka drejtuar armen punonjesit te kesaj pike kembimi valutor, duke i kerkuar atij shumen e parave qe dispononte ne arke. Nen kercenimin e armes, punonjesi nuk e ka bere te gjate, por i ka dhene atij shumen e 100 mije lekeve, xhiroja e parave qe ishte bere deri ne ate moment. Ngjarja ka ndodhur vetem per pak minuta dhe grabitesi, me te marre parate eshte larguar me shpejtesi. Pasi eshte siguruar se autori i grabitjes ishte larguar, punonjesi i agjencise ka lajmeruar policine. Forca te shumta te bluve te kryeqytetit, me te marre njoftimin mberriten menjehere ne vendin, ku kishte ndodhur grabitja dhe kane fiksuar provat e vepres se kryer. Fillimisht ata kane marre te dhenat e para nga deshmitari i kesaj ngjarje, i cili ra pre e grabitjes. Ai ka shpjeguar me hollesi ate qe kishte ndodhur, duke pershkruar ato detaje qe mund te fiksonte nga grabitesi, gjatesine trupore, zerin dhe perafersisht moshen e tij. Sipas ketyre pohimeve, mesohet se ka qene nje person i armatosur dhe i maskuar, I cili ka grabitur agjencine e kembimit valutor, por dyshohet qe ai te jete ndihmuar edhe nga nje tjeter person qe e priste jashte, me qellim largimin me shpejtesi nga vendnngjarja. Policia nisi hetimet per zbulimin e autorit te kesaj grabitjeje dhe kapjen e tij. Pikat e kembimit valutor apo filiale te bankave te rendesishme ne kryeqytet, jane bere shpesh objekt i sulmeve me qellim grabitjen e parave, nga persona te maskuar dhe me arme. Ashtu si edhe ne raste te tjera, skenari ka qene po i njejti. Edhe per keto raste, policia nuk ka mundur dot te zbuloje emrat e autoreve te ketyre grabitjeve.

Bankat, objekt i grabitjeve me arme

Ne gusht te vitit 2008, 2 persona te maskuar dhe me arme, grabiten ne mesdite filialin e "NBG Bank", qe ndodhet ne autostraden Tirane-Durres. Pasi kane marre shumen e parave, rreth 1 milion leke, ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Ne nentor te vitit 2008, nje prej filialeve te "Raiffeisen Bank" qe ndodhet ne "Rrugen Bardhyl" ne Tirane, eshte grabitur nga nje person i armatosur. Shuma e vjedhur, kapte shifren e 800 mije lekeve. Policia nuk ka mundur dot qe te identifikoje autorin e grabitjes. Ne prill te ketij viti, nje person i armatosur me pistolete grabiti filialin e "Raiffesen Bank" ne Tirane, prane ish - restorant "Durresit", duke marre rreth 900 mije leke. Edhe pse rruga vezhgohej me kamera, personi mbeti i paidentifikuar.

Deshmia

Punonjesi i pikes se kembimit valuator qe ka rene pre e grabitjes, ka lajmeruar i pari policine, te ciles i ka shpjeguar cdo detaj te ngjarjes. Policia ka fiksuar edhe provat e kesaj vepre dhe po punon per identifikimin e autorit.

Vendi

Grabitja ka ndodhur ne nje nga agjencite e kembimit valutor qe ndodhet tek "Rruga e Durresit", prane Ministrise se Mjedisit. Ngjarja ndodhi rreth ores 13.15 minuta dhe i gjithe aksioni i grabitesit ka zgjatur vetem pak minuta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›