E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emocione ne "Qemal Stafa", Flamurtari fiton 3-1 ndaj bardhebluve

Flamurtari jep leksione te Tirane, thyen kampionet ne fuqi

Nje jave me pare, ne te njejtin stadium, ndaj te njejtit kundershtar, Tirana fitoi minimalisht dhe ngriti trofeun e Superkupes se Shqiperise, duke pritur e qete fillimin e kampionatit. 24 here kampionet e Shqiperise e kane nisur keq edicionin e ri futbollistik. Bardheblute jane mundur ne javen e pare nga Flamurtari i Vlores, qe dhuroi spektakel brenda 45 minutave loje. Ne "Qemal Stafa", ekipi i drejtuar nga Ilia Loncarevic pesoi dy gola te shpejte. Sulmuesi ne forme i Flamurtarit Alvish pas nje kundersulmi, ne '11 realizoi golin e pare dhe Roshi shenoi vetem shtate minuta me vone golin e dyte ne porten e Nallbanit. Gezimi i vlonjateve u nderpre per nje moment, pasi Ablialiaj shkurtoi diferencen e golave per Tiranen. Sulmuesi ne '28 dha shprese per ndonje rezultat pozitiv. Tirana rriti agresivitetin qe zgjati shume pak, sepse dalja me karton te kuq e mbrojtesit Lila, pak minuta me vone, i dhane shanse Flamurtarit qe te dominonte ndaj kundershtarit edhe ne epersi numerike. Nje minute me vone autori qe ndeshkoi Tiranen ne finalen e kupes se Shqiperise, per edicionin e kaluar, Zeqiri, perballe Nallbanit shenoi edhe golin e trete te ndeshjes. Tirana e mbylli pjesen e pare ne disavantazh, 3-1 dhe ne pjesen e dyte e kishte ta pamundur per te permbysur rezultatin. Pjesa e dyte mbeti e pandryshuar dhe Tiranes i mbetet qe te analizoje humbjen, per te korrigjuar ne kohe, me qellim qe pretendimet e saj te mos cenohen. Te njejtat emocione pershkruan edhe ndeshjen Skenderbeu-Laci. Korcaret fituan ne fund te ndeshjes, 4-3, por miqte e kishin mbyllur ne epersi, 2-1 pjesen e pare te ndeshjes. Skenderbeu arriti te fitonte, fale edhe epersise numerike, ngaqe Laci mbeti ne 5 minutat e fundit me 10 lojtare pas daljes me karton te kuq te Hotit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›