Dell: Pavaresia e Kosoves e pakthyeshme
Republika e Kosoves mund te llogarise ne mbeshtetjen e vazhdueshme te Qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka thene sot ambasadori amerikan ne Prishtine, Kristofer Dell. Ambasadori Dell, i cili ka filluar tashme detyren e tij te re ne Kosove, ia ka dorezuar letrat kredenciale presidentit Fatmir Sejdiu, duke e siguruar ate dhe popullin e Kosoves per interesimin e vazhdueshem te Uashingtonit per Kosoven. "Mund t'ju siguroj juve si president dhe popullin e Kosoves se mund te llogarisni ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes si partner tuajin", tha Kristofer Dell.
Ne vazhdim, ambasadori amerikan rikujtoi parimet kryesore te politikes amerikane ndaj Kosoves, te cilat ai tha se jane shume te thjeshta, por edhe te qarta. "Se pari, pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, kurse mbeshtetja amerikane per pavaresine e Kosoves do te jete e pandalshme. Se dyti, Qeveria amerikane mbetet e perkushtuar te mbeshtese nje Kosove demokratike, shumetnike dhe te integruar ne strukturat euroatlantike", tha ambasadori Dell.
Ambasadori amerikan eshte shprehur i bindur se populli i Kosoves dhe ai amerikan mund te jene te bashkuar rreth qellimeve te perbashketa. Ai ka permendur pese angazhime te perbashketa, ne te cilat Qeveria e Kosoves do ta kete mbeshtetjen e Qeverise amerikane. "Une i shoh 5 pika qe duhet t'i permbushim se bashku. Te vazhdojme ndertimin e institucioneve demokratike. Te sigurohemi qe Kosova te mbetet shtepi e te gjithe qytetareve te saj dhe te gjithe te marrin pjese ne procesin e ndertimit te se ardhmes. Te krijojme nje qendrueshmeri ekonomike per te ofruar prosperitet per qytetaret. Te punojme bashke ne sundimin e ligjit dhe perfundimisht te punojme me partneret evropiane per te ardhmen evropiane te Kosoves", ka thene ambasadori Dell. Dua t'ju ndihmoj ne arritjen e ketyre qellimeve dhe jam i sigurt qe se bashku do t'ia dalim, tha ai. Ne anen tjeter, presidenti Fatmir Sejdiu falenderoi Qeverine amerikane per mbeshtetjen qe i jep ne vazhdimesi Kosoves. Nderkaq, ambasadorit Dell i premtoi gatishmerine e tij dhe te institucioneve per bashkepunim te vazhdueshem. "Eshte kenaqesi e jona e vecante qe zoti Dell eshte nje njohes i mire i te gjitha zhvillimeve, rrethanave ne Kosove; ka qene edhe nje kohe te mehershme ketu dhe ka udhehequr me sukses misionin amerikan ne Kosove".
"Ne do te kemi nje bashkepunim jashtezakonisht te ngushte me te dhe me te gjithe ekipin qe ky do ta udheheqe. Prandaj, shprehim konsideratat me te larta dhe natyrisht konsideratat dhe falenderimet per SHBA-te dhe mbeshtetjen e tyre te perhershme qe i kane dhene Kosoves", tha presidenti Sejdiu.
Ambasadori Kristofer Dell ka pasuar ne kete detyre ish-ambasadoren Tina Kaidanov, e cila eshte angazhuar ne nje detyre te re diplomatike.
Dell eshte i njohur per kosovaret, pasi qe ai ka udhehequr misionin e Zyres Amerikane ne Prishtine. Ai tha se tash, pas tete vjetesh qe ishte kthyer serish ne Kosove, ende ndihej si ne shtepine e tij. "Nga ajo kohe ne Kosove kane ndodhur shume ndryshime pozitive", tha ambasadori amerikan. Ai tha po ashtu se ndihej shume optimist per te ardhmen e Kosoves dhe popullit te saj. Pas Sejdiut, Dell eshte pritur edhe nga kryeministri Hashim Thaci. * DW