PS e Lushnjes voton per kryetarin e LSI
Levizja Socialiste per Integrim eshte drejt perfundimit te riorganizimit te strukturave per zgjedhjet vendore te 8 Majit. Dje, anetaret e kesaj partie ne qytetin e Lushnjes, zgjodhen kryetarin e ri. Me shumice votash, ne krye te kesaj force politike u zgjodh Krenar Turku. Nderkohe, qe ne kete proces kane marre pjese dhe hyrjet me te reja ne LSI-ne e ketij qyteti. Kryetari i Bashkise se Lushnjes, Albert Sanxhaku dhe rreth 300 ish-anetare te PS-se, marren pjese ne kete proces. Sanxhaku u largua pak kohe me pare nga PS-ja e Lushnjes, duke deklaruar dhe divorcin perfundimtar me drejtuesit e kesaj force politike. Sanxhaku deklaroi se nuk mund te jete pjese e nje partie qe punon kunder interesave te vendit per integrimin e tij ne Bashkimin Evropian. Procesi i djeshem ne Lushnje, ka filluar ne oren 8 te mengjesit dhe eshte mbyllur pasdite. Ne gare moren pjese dy kandidate, Krenar Turku dhe Taulant Brahamaj. Drejtuesit e LSI-se, thane se ne keto votime eshte vene re ne pjesemarrje e madhe e anetaresise, cka deshmon dhe pergatitjet per zgjedhjet lokale. LSI-ja eshte nje prej forcave pretendente per kete bashki, duke qene se ka dhe kryetarin aktual te saj. Nderkohe qe gjate diteve ne vijim, do te mbyllet edhe procesi i zgjedhjes se drejtuesve te strukturave ne gjithe vendin. Njekohesisht me kete proces, LSI-ja pritet te kete gati dhe listen e kandidateve per ne zgjedhjet vendore. Nderkohe qe kryetari i LSI-se Meta, ka deklaruar se pjese e kandidaturave, do te jene dhe mjaft perfaqesues te Levizjes Rinore per Integrim. LSI-ja do te marre pjese ne keto zgjedhje ne koalicion me Partine Demokratike. Meta ka deklaruar se do te kete negociata me PD-ne per njesite vendore ku do te bashkerendohet gara.