Krasniqi: Rezoluta ‘Marty’, Shqipëria të na ndihmojë ta rrëzojmë
TIRANE-Përfaqësuesit e Shqipërisë në Këshillin e Europës duhet të na ndihmojnë për të rrëzuar rezolutën që pason raportin e Dick Marty-t në Strasburg. Kështu ka deklaruar në një intervistë ekskluzive dhënë emisionit “Diplomaticus”, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Ai thekson se raporti i senatorit zviceran është një dokument i ricikluar dhe i pabazuar në fakte. Lidhur me situatën postzgjedhore në Kosovë, Krasniqi pohon se ajo është e komplikuar, por se duhet pritur mbyllja e procesit zgjedhor për të nisur krijimin e koalicionit të ri qeverisës. Ai kritikon mangësitë në zgjedhjet që i fitoi partia e tij, ndërsa bën të ditur se ka ambicie presidenciale, por se realizimi i saj do të varet nga koalicioni qeverisës që do të formohet.
Z.Krasniqi, vizita juaj në Tirane kishte për qëllim koordinimin e aktiviteteve dhe qëndrimeve para shqyrtimit të raportit të Dick Marty-t për Kosovën në seancën e Këshillit të Europës më 25 janar. Ku konsiston koordinimi i këtyre aktiviteteve? Çfarë diskutuat me autoritetet shqiptare?
Po vërtet ne kemi të bëjmë me një raport që në përmbajtjen e tij nuk është i ri. Është një dokument i ricikluar pra, që bazohet në të dhënat që Gjykata e Hagës ka kryer në Kosovë, por edhe në Shqipëri, qoftë edhe ajo çfarë qarkullon në media elektronike, pra edhe në internet, që kryesisht janë akuza serbe që bëhen për atë periudhë. Natyrisht ne jemi gjendur në këtë situatë të papërgatitur sepse ne mendonim se komuniteti ndërkombëtar i ka bërë hetimet për këto akuza, i ka përfunduar dhe në mungesë të fakteve ka hequr dorë nga hulumtimi i mëtejshëm. Megjithatë tani kemi të bëjmë me një riciklim të atij materiali, në mënyrë të veçantë për periudhën e luftës, për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por në një mënyrë ose në një tjetër aty akuzohet edhe Shqipëria, pasi aty thuhet se është shfrytëzuar hapësira territoriale shqiptare për të mundësuar trafikun e organeve. Në këtë rrafsh, mund të themi se Kosova ka mangësi. Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Europës, hera e parë kur ajo mori pjesë si një dëgjuese në seancën e Këshillit të Europës ishte momenti kur u diskutua në komisionin përkatës lidhur me këtë raport. Tani nuk e dimë nëse do të jemi të pranishëm në asamblenë e përgjithshme të Këshillit të Europës, si vëzhguese, sepse ka mendime edhe pro edhe kundër dhe ne mendojmë se përfaqësuesit e Shqipërisë në asamblenë e KIE-s dhe deputetët e parlamentit të Republikës së Maqedonisë duhet të koordinohen punët. Dihet se kjo asamble do ta nxjerrë një rezolutë, ndaj duhet që delegacioni shqiptar dhe ai maqedonas, pra përfaqësuesit shqiptarë të tij, duhet të kenë koordinim të plotë për amendimet e kësaj rezolute për t’ia ndryshuar kahun dhe për ta bërë atë një dokument që bazohet më shumë në realitet. Nga ana tjetër, Kosova është e gatshme të hapë hetimet dhe të ndihmojë në kryerjen e tyre, pra të ndihmojmë çdo ekip profesional që do të hulumtojë lidhur me këtë. Natyrisht të dhëna të tjera do të kërkohen nga pala kosovare dhe të tjera nga pala maqedonase, ndaj ne duam të ndihmojmë dhe të zbardhim çështjen, duke mundësuar hetime të pavarura. Pra, i kemi dyert e hapura si për gjykatën e Hagës, që ka të drejtën e hetimeve në territoret e ish-Jugosllavisë si dhe EULEX-i si një trupë e drejtësisë që mund të hetojë për këtë. Ne jemi të interesuar që të ketë hetime profesionale, të paanshme që të zbardhë çështjen dhe të largojë dyshimet. Në fund të fundit, askush më shumë se ne nuk është i interesuar për të vërtetën lidhur me këtë rast.
Raporti i senatorit zviceran për llogari të Këshillit të Europës ka hedhur dyshime të renda mbi një pjesë të udhëheqjes kosovare, cili është reagimi juaj lidhur me këtë raport, që duhet thëne se përmban dyshime, por shmang provat…
Ne jemi të bindur se Ushtria Çlirimtare të Kosovës në kohën e luftës në Kosovë nuk ka pasur aspak në programin e saj politike të merret me trafikun e organeve dhe krimin e organizuar siç thuhet në raportin e Dick Martyt. Qëllimi i saj ishte vetëm të luftonte dhe të çlironte Kosovën nga regjimi serb dhe represioni i atëhershëm. Ndërkohë të ndihmonte në krijimin e jetës së lirë në hapësirën shqiptare. Nga ana tjetër mundësia e lëvizjes së anëtarëve të UCK-së në zonat e përmendura kanë qenë të kufizuara. Në çdo moment të asaj kohe ka pasur forca të mëdha serbe në Kosovë, 40 mijë 60 ,mijë forca serbe, dhe është e pamundur që një gjë e tillë të ketë ndodhur. Nuk ka pasur mundësi pra të kryhen heqje e organeve dhe trafiku i tyre kur s’ka aspak mundësi lëvizjeje në Kosovë. Përfundimisht dua të them se nëse janë kryer vepra të tilla në Kosovë, ato kanë mundur ti kryejnë grupe që s’kanë lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ato s’kanë pasur lidhje me luftën dhe lirinë. Mund të kenë qenë grupe të shkëputura dhe unë prapë nuk e di si mund të kenë vepruar aq lirisht në atë kohë në Kosovë. Ndaj ne duam të dimë cilët janë këto grupe, dhe cilët janë njerëzit prej të cilëve janë marrë organet dhe në cilat klinika, sepse edhe në Kosovë edhe në Shqipëri nuk ka pasur mundësi të tilla, ndaj ne jemi të interesuar të zbardhet kjo çështje dhe të hiqet një vepër e tillë kriminale e pamerituar nga Kosova, pasi është një vepër kriminale që nuk i atribuohet Prishtinës, por të gjithë shqiptarëve në rajon.
Ndërkohë në Kosove po ndiqet rasti i klinikes “Medicus”, ku dyshohet se janë kryer heqjet e organeve dhe transplanti i paligjshëm i tyre, mund të ketë lidhje ky rast me akuzat e Marty gjithashtu?
Unë mendoj që ky rast në asnjë mënyrë nuk mund të lidhet me akuzat e Dick Marty pasi daton diku në vitin 2006, kurse veprimtaria e saj është ndërprerë nga qeveria e Kosovës në vitin 2008. Edhe EULEX-i si një organizëm që merret me hetimin e rasteve të tilla, ka deklaruar para pak kohësh se rasti për të cilin Dick Marty akuzon UÇK-në nuk ka aspak lidhje me klinikën “Medicus”, e cila ka nisur veprimtarinë e saj në 2006. Natyrisht, aty ka pasur një staf të caktuar mjekësh, disa prej tyre po hetohen dhe do të jetë vetë drejtësia ajo që do të thotë fjalën e saj për këtë çështje, pas hetimeve dhe gjykimeve të rastit.
Kishit dëgjuar ndonjëherë më parë për “Shtëpinë e verdhë” në Shqipëri?
Ne tepër vonë kemi dëgjuar për “Shtëpinë e verdhë”. E dinim se policia sekrete serbe ishte përpjekur të merrte të dhëna dhe dëshmi lidhur me çështjen e trafikut të organeve, madje edhe se ka financuar një shumë të madhe parash për t’ia arritur këtij qëllimi. Pra, donte të paguante personat që do të dëshmonin për trafikun e organeve, por edhe kjo ishte një përpjekje e Serbisë për të damkosur luftën që ka bërë populli në Kosovë ndaj regjimit serb. Me pak fjalë nuk kisha dëgjuar më parë akuza të tilla, pra para se të nisnin hetimet për këto dhe krejt raporti, veçanërisht pjesa që flet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikimin e organeve njerëzore, për trafikimin e armëve dhe të drogës, janë pamflete politike dhe shpifje ordinere për të cilat ne tani kërkojmë që drejtësia ndërkombëtare ta zbardhë dhe ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje...
Prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukcevic thotë se kanë prova, mendoni se ato janë të besueshme?
Mendoj se politika serbe, qeveria serbe nuk ka hequr dorë nga politika e mëparshme e shfarosjes së shqiptarëve. Dhe kjo politikë, pasi pësoi një disfatë shumë të rëndë me Kosovën, ka për qëllim tani që vetëm të pengojë ardhmërinë e saj, njohjet e saj nga shtetet e tjera. Kjo është një mënyrë për të larguar vëmendjen nga akuzat që komuniteti ndërkombëtar i ka të faktuara për politikën serbe, jo vetëm të kohës së Millosheviçit dhe jo vetëm ndaj kosovarëve, por edhe ndaj popujve të tjerë. Ata po mundohen ta bëjnë këtë me miqtë e tyre, jo vetëm me Rusinë, që në një formë ose në një tjetër kanë qenë kundërshtarë të luftës së drejtë të popullit shqiptar dhe kanë qenë kundër bombardimeve të NATO-s në Kosovë, janë qarqe të ditura që tradicionalisht kanë qenë kundër shqiptarëve dhe në mbështetje të politikave shoviniste serbe.
Kosova ndodhet para sfidave të mëdha këtë vit, pas krizës që pasoi dorëheqjen e Presidentit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, që i shpallet ju si mendoni se do t’i kaloje Kosova këto sfida?
Është një e vërtetë e madhe që pas dorëheqjes së zotit Sejdiu nga posti i Presidentit, që erdhi pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e vlerësoi mbajtjen e dy posteve të tij të papajtueshme me kushtetutën dhe prishjen e koalicionit me PDK-në, Kosova hyri në një krizë që pasoi me shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Natyrisht të gjitha vendimet kanë pasur mbështetje të fuqishme në kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne jemi përpjekur që të jemi në kuadër të asaj që thotë ligji dhe kushtetuta. Zgjedhjet patën parregullsitë e tyre dhe në një farë mënyrë u lëndua ky proces, gjë që nuk duhej të ndodhte. Megjithatë tani jemi në procesin kur institucionet e pavarura zgjedhore janë duke i bërë të gjitha përmirësimet e mundshme dhe pas zgjedhjeve që do të mbahen në Mitrovicë më 23 janar ne do të presim për mbylljen e këtij procesi dhe pas korrigjimeve që do të bëhen nga institucionet e pavarura, do të mendojmë të krijojmë institucionet e reja, pas përfundimit të tërësishëm të procesit zgjedhor.
Votimet në Kosove u shoqëruan me kritika nga ana e delegacionit të Parlamentit Europian…ju si i gjykoni votimet në Kosove dhe a besoni se dyshimet për manipulime rrezikojnë ligjshmërinë e zgjedhjeve?
Unë e kam thënë mendimin tim, pra se nuk jam i kënaqur me mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë. Jam i bindur se zgjedhjet janë prekur dhe kjo nuk i duhej Kosovës tani. Duke patur parasysh funksionin tim kam bërë apel te partitë politike në Kosovë që t’u besojnë institucioneve të pavarura pasi ato mjaft mirë po e kryejnë detyrën e tyre. Jam i bindur që pasi të përfundojnë të gjitha afatet për rivotime dhe ankime, këto institucione do t’i korrigjojnë të metat e këtyre zgjedhjeve dhe do ti hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja në Kosovë. Megjithatë, ne e dimë se jemi shoqëri në tranzicion dhe shoqëri të tilla përballen edhe me probleme si këto.
Cili është mendimi juaj për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosove… ku po i kërkon aleatet Partia Demokratike e Kosovës?
Realisht, ne aleatët i kërkojmë te të gjitha forcat politike që kanë dalë mirë dhe kanë kaluar 5 për qindëshin në këto zgjedhje. Ne jemi shoqëri në tranzicion, ku edhe profilizimi i partive politike nuk është bërë dhe është ende larg, ndaj ne i kërkojmë aleatët tanë kudo. Por ka disa parti që janë shprehur kundër koalicionit me ne, siç është Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka kundërshtuar të bashkëqeverisje me PDK-në. Vetëvendosja është gjithashtu një tjetër forcë politike që për herë të parë deklaron në vend të tretë në listën e partive që morën pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Atëherë vëmendja jonë është përqendruar tani e gjitha te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe seanca e re e Kosovës. Janë dy subjekte që ne besojmë se mund të jenë pjesë e koalicionit. Natyrisht, gjithçka varet nga numrat që ne do të kemi dhe këto parti do të kenë në fund të procesit zgjedhor, por mendoj se bashkë me këto si dhe partitë e tjera të pakicave serbe në Kosovë mund të realizojmë një koalicion qeverisës të qëndrueshëm.
Çfarë mendoni për të rinjtë e këtyre zgjedhjeve, disa prej të cilëve dolën mjaft mirë, të themi lëvizja Vetëvendosje për shembull, a mund të jetë ajo aleate ne bashkëqeverisje?
Ne nuk e përjashtojmë këtë parti nga koalicioni, besojmë se ajo dhe parti të tjera të reja morën pjesë në garë zgjedhore për të marrë pushtetin dhe arritën të sigurojnë votat e tyre. Ne nuk përjashtojmë asnjë prej tyre në koalicion, por janë deklaratat e tyre që i kanë vëtëpërjashtuar nga koalicionet zgjedhore. Por, sidoqoftë ne jemi të detyruar të presim për përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor dhe më pas do të nisim të mendojmë për ngritjen e institucionet të reja.
Po për një rikthim të koalicionit me LDK-në...keni menduar?
LDK ka deklaruar se nuk do të jetë në një koalicion qeverisës me ne. Ajo është përpjekur të amnistohet për çdo gjë që ka bërë në qeverisjet e mëparshme; duhet thënë se ajo ka qenë pjesë e të gjitha qeverisjeve që pas përfundimit të luftës. Ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve një përgjegjësi të madhe dhe sikur po e shfrytëzon periudhën aktuale për të hequr dorë si nga qeverisja e mirë ashtu edhe nga keqqeverisja dhe duket se ka zgjedhur të jetë një opozitë e fortë në Kuvendin e Kosovës dhe kjo ne nuk na pengon.
A është Tirana zyrtare një aleate e fuqishme në refuzimin apo rrëzimin e raportit te Marty-t në seancën e posaçme të Këshillit të Europës?
Për hir të së vërtetës duhet të themi se raporti është i përfunduar tani, ai nuk mund të ndryshohet. Por ajo që mund të bëjë Shqipëria dhe delegacioni i saj në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës është se mund të kërkojë amendime në rezolutën e KE-së dhe ne presim të kemi nxitje, lëvizje apo mbështetje për Kosovën edhe nga vende të tjera që tradicionalisht e kanë mbështetur Kosovën. Kjo sepse raporti i Dick Marty-t nuk është vetëm kundër Kosovës, UCK-së, Shqipërisë por në një masë të madhe është kundër politikës perëndimore që është ndjekur në Kosovë. Është një raport që duket se do të mohojë vlerat europiane dhe perëndimore në përgjithësi, luftën që është bërë për lirinë e Kosovës edhe me mbështetjen diplomatike, ushtarake amerikane për ta shpëtuar vendin nga një presion i egër i serb, dëbimit, shfarosjes dhe pastrimit të hapësirës shqiptare. Me ndihmën e SHBA-së ne arritëm të shpëtojmë Kosovën dhe shqiptarëve tu kthejmë 11 mijë kilometra katrorë hapësirë ku ata mund të jetojnë të lirë dhe në paqe.
Z.Krasniqi, ju jeni kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe në muajt e fundit edhe ushtrues i detyrës së Presidentit, gjë që nuk duket të jetë e lehtë, edhe pse është shumë ambicioze. Në fund të kësaj interviste doja t’ju pyesja nëse personalisht keni ambicie për të kandiduar për presidencën e Kosovës?
Unë vërtet dua të them se kam qenë kryetar i kuvendit të Kosovës, por për shkak të situatës që u krijua në Kosovë në mungesë të një presidenti, kushtetuta më detyroi ta merrja përsipër këtë detyrë. Angazhimi im ishte që të kalojmë këtë tranzicion sa më shpejt. Unë kam punuar dhe kam një jetë të gjatë në politikën e Kosovës, realisht gjithë angazhimi im ishte që Kosova të ndërtojë një shtet të së drejtës, një shtet ligjor, ku sundon rendi dhe ligji dhe kjo është realizuar tashmë, në një masë. Jam ithtar I respektimit të procedurave brenda kuvendit të Kosovës, brenda politikës së saj. Nëse procedurat do të ndiqen dhe Partia Demokratike e shoh se unë mund ta ushtroj me kompetencë këtë detyrë, unë nuk do ta kundërshtoja. Por, gjithçka varet nga koalicioni që do të krijohet pas zgjedhjeve.
(d.b/GSH/BalkanWeb)