E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Qeverisja shqiptare varfëroi shqiptarët

>Ditën e djeshme nënsekretari për Programin në PS,  Ervin Bushati, në një konferencë për shtyp deklaroi se qeverisja shqiptare ka varfëruar shqiptarët. Sipas tij, qytetarët gjatë vitit 2008 konsumuan më pak dhe paguan më shtrenjtë se në 2005. Sasia e ushqimeve dhe mallrave të ardhura nga jashtë për vitin që lamë pas ishte më ulët, por cmimet e tyre ishin 75% më e shumë se në vitin 2005.

Bushati tha se, çmimet e mallrave të konsumit janë rritur mesatarisht me 25% në vit  nga  2005, sipas të dhënave të fundit për importet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në vijim të konferencës së tij për shtyp  Bushati akuzoi qeverinë shqiptare si një qeverisje të mangët që ka monopolizuar tregun dhe  ka bërë që gjithcka që blihet të jetë tepër e shtrenjtë. Rënia e fuqisë blerëse në treg është një problem që rëndon jetesën e familjeve shqiptare sot dhe këto vitet e fundit. Importet zënë një vend të rëndësishëm në shpenzimet e një familje, kur mallrat kryesore të konsumit si: miell, vaj, oriz, naftë etj. vazhdojnë të vijnë nga jashtë vendit.  Kjo do të thotë më pak blerje për cdo qytetar, me cmime më të larta dhe një jetë më e vështirë për të gjithë ata që nuk janë brenda planeve të qeverisë në ekonomi. Qeveria bën shurdhin përballë rënies së fuqisë blerëse duke vazhduar të shpërdorojë para publike në propagandën e kotë, pasi çdo shqiptar e di mirë sa para ka tashmë në xhepin e tij. Qëndrimi i qeverisë përballë rënies së fuqisë blerëse na shqetëson, jo vetëm për seriozitetin e kësaj mazhorance, por  mbi të gjitha për jetesën e familjeve shqiptare, tha Bushati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›